Hetimet: Grupi që sulmoi forcat RENEA u stërvit 2 km larg Gjirokastrës

Grupi hetimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit siguron fakte të reja mbi aktivitetin e dy te akuzuarve kryesore per vrasjen e efeketivit te forcave te Reneas Ibrahim basha ne Lazarat, vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko.Sipas policisë, ka dyshime të forta që grupi ku ata benin pjese janë stërvitur për disa muaj ne nje zone vetëm 2 km larg Gjirokastrës.Hetuesit kanë mbledhur dëshmi të rëndësishme qe zbulojne disa deklarata te te kerkuarve Alban e Arbion Aliko dhe Bermin Basho, ne qender te fshatit Lazrat ku mesohet te kene thene se "Lazaratin do t'ia kthejmë Lazaratësve".Grupi hetimor argumenton faktin se, rebelët kanë qëlluar pikërisht më 24 qershor në drejtim të Forcave RENEA në shenjë revolte ndaj suksesit te tyre pikerisht ne te njëjtë  datë të një viti më parë.Arsyeja e një sulmi të tillë sipas policise mund të lidhet me qëllimin e të kërkuarve për të detyruar policinë të tërhiqet me qëllim, rifillimin e aktivitetit të paligjshëm te kultivimin e kanabisit kete zonë.Prej tre ditësh Policia ka ushtruar kontrolle ne disa banesa në Lazarat, por ende nuk është bërë e mundur arrestimi i të gjithë personave të shpallur në kërkim.Deri tani janë shoqëruar 45 persona në komisariatin e policisë së Gjirokastrës. 14 shtetas qëndrojnë ambientet e paraburgimit të policisë ndërsa te tjeret janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.[caption id="attachment_538667" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Grupi qe sulmoi RENEA-n ne Lazarat duke u stervitur Ne foto: Grupi qe sulmoi RENEA-n ne Lazarat duke u stervitur[/caption]/Oranews.tv/