Eksperti kontabël: Ulja e të ardhurave rrit borxhin publik

Ulja e të ardhurave  në buxhet rrit nivelin e borxhit publik. Eksperti kontabël Agim Binaj shpjegon se mos realizimi i planit për 5 mujorin e parë tregon se evazioni viojn të jetë i lartë por nga ana tjetër edhe parashikimet e qeverisë për të ardhurat nuk kanë qenë reale.Agim Binaj: Nisja e bilanceve nuk ka bërë një buxhet me këmbë në tokë, duke parë trendin nga një vit në tjetrin, ose e ka fryrë këtë buxhet. Shteti nuk realizon të ardhurat, pastaj kuptohet që krijon rreziqet. Pse? Se do rritë borxhet, duke rritur borxhet do paguajë më shumë dhe kështu ekonomia mund të ketë nëj stanjacion tjetër. Evazionin duhet ta ulim me 50% dhe nëse e ulim evazionin 50% në buxhetin e shtetin do shtohen 300-400 mln lekë të ardhura.Agim Binaj  deklaron se  për të përmirësuar situatën duhet të përmirësohet administrimi I taksave  si dhe të aplikohet një TVSH e përshkallëzuar.Agim Binaj: Unë them reformën në sistem është lidhja në rrjet, dmth tatime, QKR, doganëdhe kasë  se ne jemi një vend i vogël. Deri në 2 mln lekë nuk ka TVSH. TVSH do shkojë deri në hallkën e fundit, sikur dhe 1 lekë xhiro ai të paguajë TVSH, po jo me 20.Sipas të dhënave të ministrisë së finanxcave edhe pse të ardhurat në krahasim me një vit më parë janë rritur në krahasim me planin në arkën e shtetit  për 5 mujorin e patë 2015 ka pasur 6.6 miliard lekë më pak sesa plani.