Shqiptari nga Saranda vritet me çifte nga ish-kunati grek
Një 46 vjeçar, emigrant shqiptar nga Saranda është vrarë në Greqi me çifte.Ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos.Leandro Lapa është vrarë në banesën e tij në ishull ku jetonte edhe motra e tij, ish-bashkëshortja e autorit të vrasjes, shtetasit grek, punonjës tatimesh.Mësohet se autori ka shkuar për t'u sqaruar në tentativë për t'u bashkuar me ish-bashkëshorten shqiptare.Por pas debateve fillimisht me fjalë, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi kunatin e tij, i cili ka marrë plagë në trup, çka i ka kushtuar jetën. Lajmi i referohet mediave greke, sipas të cilave ndonëse u dërgua në spitalin e Athinës, 46 vjeçari nuk mundi t'i mbijetojë goditjes së armës.Por të afërm të tij, banorë në lagjen nr 4 në Sarandë, thonë se Leandro Lapa ka vdekur si pasojë e një aksidenti.