Apeli lë në burg Hysni Roçin, ish drejtori teknik i katër farmacive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2015, 16:28
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrestit me burg, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Hysni Roçin, ish drejtori teknik i katër farmacive që u përfshinë në skemën e vjedhjes së fondit të ilaceve me rimbursim,do te vijoje te qendroje ne arrest deri ne perfundim te hetimeve.Në këtë skandal u përfshinë disa zyrtare të Fondit të Sigurimit te detyrueshem të kujdesit shëndetësor.Abuzimi, sipas prokurorisë, arrin në mbi 500 mijë euro, ndërsa opozita ka deklaruar se shuma e vjedhur është 1.5 miliardë lekë.