Malësia e Madhe dhe Fieri me incidentet më të mëdha zgjedhore

Numërimi në Malësinë e Madhe riktheu konfliktin mes palëve politike. Krahas përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së, e që më pas dominoi debati në politikë.Malësia e Madhe ishte e vetmja nga 61 bashkitë e vendit për ta mbajtur frymën pezull të 18 950 votuesve të cilët e mësuan emrin e kandidatit fitues për këtë bashki 4 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve me datë 25 qershor.Një tjetër incident u shënua në proçesin e numërimit të votimeve në Fier, ku një numërues i Partisë Socialiste është dhunuar barbarisht në qendrën e numërimit KZAZ 57 pasi shpalli një votë të pavlefshme.Bashkia Vorë ishte një nga vatrat më të nxehta dhe të votimit dhe të numërimit. Kjo betejë duket se do të vazhdojë gjatë pasi LSI mendon se fitorja e të djathtës ka ardhur si rezultat i shtimit fiktiv të 600 zgjedhësve. Ajo paralajmëroi se krahas protestave do të bëjë ankimim dhe në KQZ.Edhe në Kurbin, u shënua këtë herë një rast i paprecendentë, dorëheqja e kandidatit të djathtë Altin Biba nga kandidimi, la në garë vetëm kandidatin e majtë. Megjithëse KQZ nuk e pranoi dorëheqjen, fleta e votimit kishte edhe emrin e tij. Kjo situatë shkaktoi trazira ditën e zgjedhjeve. KQZ vendosi të shkarkojë të gjithë komisionerët e propozuar nga opozita me argumentin se nuk përmbushën detyrën. Dhe për të shmangur pezullimin e proçesit zgjedhor në këtë bashki, KQZ emëroi në krye të KZAZ nr. 15 në Kurbin përfaqësuesin e Shoqërisë Civile, Fran Lezhaj. Kjo shkaktoi debate të ashpra në KQZ.Një tjetër bashki që pritet t’i shtohet axhendës së KQZ-së për pakënaqësitë e pretenduara në proçesin zgjedhor është Tepelena. Kandidati i pavarur Dritan Memushi pretendon se dy palët politike PS dhe PD, kanë manipuluar votën e të burgosurve. Ai thotë se manipulimi ka ndodhur gjatë transportimit të kutive për zgjedhësit që vuajnë dënimin.Në bashkitë e mëdha si Durrësi apo Shkodra, pati probleme me proçesin e numërimit. Grupet e numërimit dhe komisionerët lanë disa herë pezull proçesin, me justifikimin e lodhjes, megjithatë krahasuar me zgjedhjet e tjera, fluksi i ankesave dhe kontestimeve ka shënuar rënie.