Policia shkatërron grupin trafikant italo-shqiptar
Një maksi-operacion i policisë antimafia të qytetit të Aquilas në bashkëpunimin me policinë e Teramos, kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka çuar në shkatërimin e një bande kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.(Ne foto: Automjeti i sekuestruar nga operacioni i policise)Në krye të kësaj bande qëndronte italiani me inicialet Ë.D 43 vjec, sipërmarrës ndërtimi, mjaft i njohur në këtë territor.Me anë të biznesit të tij, ai kishte punësuar në mënyrë fallso, për t'i siguruar leje qëndrimi të rregullt, disa shqiptarë, që realisht i përdorte për trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë e Italisë.Kanë përfunduar në pranga shqiptarët A.G 23 vjec, A.D, 28 vjec, M.G 40 vjec. Dy nënshtetas të tjerë shqiptarë janë vendosur nën arrest shtëpie, së bashku me një qytetare italiane 32 vjecare e një rumune.Ndërsa kreu i kësaj bande, sipërmarrrësi italian Ë.D është ende nën kërkim nga forcat e policisë së shtetit.Në konferencën e shtypit të mbajtur këtë paradite në kuesturën e qytetit të Teramos, kreu i Policisë, Gennaro Capasso e kapiteni i Policisë Finanaciare të Aquilas Luca Russo, kanë sqaruar detajet e këtij operacioni.Nga hetimet e para u arrestuan 6 persona e u sekuestruan 1 kg kokainë e 3 kg marijuanë. Koordinimi i punës së Policisë së Shtetit me Policinë e Financës si dhe aktiviteti i agjentëve të policisë në territor, bënë të mundura shkatërimin e kësaj bande në krye të së cilës qëndronte sipërmarrësi nga Teramo Ë.D.Kundër tij rëndojnë dhe akuza të tjera si evazion fiskal, operacione financiare fallso në para e në të mira materiale.Me urdhër të Prokurorisë së Aquilas janë denoncuar 21 persona italianë e shqiptarë, 8 prej të cilëvë janë vënë nën pranga e 13 të tjerë në arrest shtëpie, ndërsa mbetet nën kërkim kreu i kësaj bande, sipërarrësi italain Ë.D.Ndaj të gjithëve rëndon akuza e krimit të organizuar e trafikim i lëndëve narkotike. Janë vënë nën sekuestrim 20 banesa, 10 automjete lluksoze mes të cilave dhe një Lamborghini Gallardo, si dhe një mjet lundrues mjaft i shtrenjtë./oranews.tv/