Kryeministria hapet për publikun, dy vepra arti do të vendosen përballë bulevardit
Dy veprave arti do të vendosen së shpejti në pjesën përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përtej skelave dhe rrjetave të punës vjen ky konfirmim zyrtar."Bëhet fjalë për ardhjen në Shqipëri, të dhuruara nga disa artistë shumë të njohur sesi është lidhje e tyre me hyrjen kryesore, sepse po punohet në hyrje dhe jo në fasadë." tha drejtoresha e hulumtimit dhe komunikimit në kryeministri.Dhe pas kësaj bujarie të artistëve të huaj që do të zbukurojnë hyrjen, Brenda ideatorët e këtij projekti kanë parashikuar që kati i parë të shndërrohet në një muze me vepra arti, i cili do të qëndrojë gjithnje i hapur për publikun."I kemi shtuar edhe një aspekt të tretë atij projekti fillestar që ishte dedikimi të hollit protokollar të kryministrit dhe dy dhomaqë ishin lënë për depo. Këto hapësira i dedikohen artistëve.Projekti, i cili ruan gjurmët historike të godinës, parashikon një arkivë kushtuar arkivit dixhital të kryeministrisë, por i shton godinës edhe një bibliotekë të aksesueshme nga qytetarët."Po krijohet një bibliotekë e kryeministrisë e hapur për publikun dhe që sjell një vlerë të shtuar si për nëpunësit edhe për kërkuesit. Ne e kemi zgjeruar këtë aspekt duke i shtuar dixhitalizimin e arkivit të kryeministrisë, që janë foto të Agjencisë Telegrafike Shqiptare."Por a do të dëmtojë ky akses i qyettarëve sigurinë e kryeministrisë?"Jo, aspak. Kur gjithë kjo hapësirë ka qenë e rrethuar ka krijuar tension. Tani që është e hapur po sjell kuriozitet."Projekti i cili ka disa muaj që ka nisur pritet të përfundojë brenda këtij muaji dhe ceremonia e inaugurimit të tij do të bëhet në javën e parë të muajit korrik.