Dy sulme terroriste në Tunizi dhe Kuvajt, mbi 20 viktima

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në një sulm terrorist në një hotel në qytetin turistik Suse. Lajmin e konfirmon ministria e brendshme e vendit, e cila gjithashtu njofton se të paktën njëri prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga autoritetet.Që prej sulmit të muajit mars në një muze në Tunis, ku humbën jetën 22 vetë, shumë prej tyre turistë të huaj, siguria në vend ka qenë në maksimum.Ndërkohë, një sulm vetëvrasës, pothuaj në të njëjtën orë ka shkaktuar katër viktima në një xhami shiie në Kuvajt Siti, ndërsa besimtarët po kryenin faljen e së premtes. Sulmi është marrë përsipër nga një grupim që ka shpallur aleancë për Shtetin Islamik dhe që ka kryer sulme të ngjashme kohët e fundit në Arabinë Saudite dhe Jemen.Pavarësisht pretendimeve të qeverisë kuvajtiane për vetëm 4 viktima, agjencia e lajmeve AFP raporton për të paktën 13, ndërsa 8 të tjerë të plagosur. Një deputet i parlamentit të vendit, i pranishëm gjatë shpërthimit, tha se xhamia ishte e mbushur me rreth 2000 vetë kur ndodhi shpërthimi.Edhe pse emiri i Kuvajtit është i degës sunite të islamit, popullsia shiite gëzon të njejtat të drejta, edhe pse konsiderohet si heretike nga militantët e ISIS.tunizi tunizi2 tunizi3 tunizi4 tunizi5 Sousse Attack 06/Oranews.tv/