Merr flakë Kodra, nga zjarri u rrezikuan banorët e ndërtesat përreth

Djegia e mbeturinave në Kodër, në lagjen nr. 4 të Sarandës, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.Si pasojë e flakëve kanë rrezikuar të digjen hotelet dhe magazinat e bizneseve që shtrihen në zonën e ish ushqimores ku edhe u evidentua vatra e zjarrit.Ky i fundit dyshohet  të jetë i qëllimshëm, ndërkohë që u përhap në një sipërfaqe rreth 60 metra katrorë me shkurre.Nga tymi banorët e lagjes nr 4 patën dhe probleme të vogla asfiksie. Ende nuk është identidifikuar personi që u vuri flakën mbeturinave, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, vuri në kontroll flakët.[caption id="attachment_538520" align="alignnone" width="640"]zjarri sarande Pamje nga zjarri i vënë sot në Sarandë[/caption][caption id="attachment_538525" align="alignnone" width="640"]1 Pamje nga zjarri i vënë sot në Sarandë[/caption][caption id="attachment_538526" align="alignnone" width="640"]zjarri 1 Pamje nga zjarri i vënë sot në Sarandë[/caption]