Brok: Nëse gjysma e raportit të OSBE do ishte e vërteta, zgjedhjet janë të falsifikuara
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok, ka qenë mjaft i ashpër për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar se nëse vetëm gjysma e raportit të OSBE/ODIHR, rezulton i vërtetë, zgjedhjet janë të falsifikuara. Këtë shqetësim ai tha se do ta ngrej në komsionin e jashtëm të Parlamentit Europian.Nëse gjysma e raportit të OSBE është e vërtetë, rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë 21 qershorit janë të falsifikuara. Kjo ka qënë deklarat e Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok."Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur edhe gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet ë themi që këto zgjedhje janë të falsifikuara. Unë do ta vë këtë raport në rendin e ditës së të hënës së komisionit të punëve të jashtme"Brok, ka theksuar se këtë shqetësim do ta ngrejë në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian."Po, do ta përfshij në rendin e ditës për të informuar anëtarët e komisionit të punëve të jashtme për falsifikimin e madh të zgjedhjeve. jam shumë i shqetësuar për këtë dhe pavarësisht se çfarë ndodhi, zoti Rama humbi 20% të votave të përgjithshme. Kjo është drejtësi."Deklarat e Kryetarit të komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok, erdhen në një prononcim për mediat shqipatre.