Rruga e plazhit të vjetër pa investime, për të shkuar drejt detit duhet të durosh pluhurin
Rruga e plazhit të vjetër në Vlorë, një nga segmentet më të rëndësishme pasi është lidhëse për të shkuar në Adriatik është lënë në mëshirë të fatit. Investimi i fundit që ka njohur kjo rrugë me rëndësi të veçantë për lidhjen e saj me detin, daton në vitin 2011, jo cilësor dhe i pjesshëm.Rruga që të çon në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë dhe Zvërnec është jashtë çdo standardi. Pluhuri në verë e balta në dimër janë bashkëudhëtare të banorëve të zonës.Gropat e mëdha gjatë gjithë gjatësisë së rrugës ua vështirësojnë banorëve dhe drejtuesve të automjeteve kalimin. Sipas tyre, është e vështirë të jetosh këtu e jo më të mendosh të vish për turizëm.Investimi i fundit që ka njohur kjo rrugë me rëndësi të veçantë për lidhjen e saj me detin, daton në vitin 2011, jo cilësor dhe i pjesshëm.