Francë, eksploziv në një fabrikë gazi, një njeriu i pritet koka, gjendet flamuri i ISIS
Një sulm terriorist ka alarmuar sërish Francën. Një person është ekzekutuar me prerje koke në një fabrikë vetëm 30 kilometra larg qytetit të Lionit nga persona që dyshohet se janë të lidhur me Shtetin Islamik. Sipas mediave vendase, koka e viktimës është e mbushur me shkrime në gjuhën arabe dhe e mbuluar me dy flamuj të shtetit islamik.Mësohet se aktit terrorist është kryer nga dy persona të cilët kanë përdorur disa bombula gazi që kanë shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Dy persona të tjerë raportohen të plagosur lehtë. Policia ka mundur të arrestojë një prej të dyshuarve, një 35 vjeçar i njohur nga shërbimet e inteligjencës për përfshirje në veprimtari kriminale dhe është vënë në ndjeke të personit të dytë.Ministri i Brendshëm francez tha se atentatori është Yassin Sahli, një person i skeduar për ekstremizëm në 2006, por në 2008 emri i tij është hequr nga lista e zezë. Mbi të dhe bashkëpunëtorin e tij në kërkim rëndon akuza e terrozimit.Presidenti francez Fransua Holond në një reagim të parë për ngjarjen konfirmoi se është arrestuar dhe identifikuar autori i sulmit terrorist. Holond shprehu solidaritet me familjen e viktimës dhe të plagosurit dhe u bëri thirrje të gjithë francezëve të mos gjunjëzohemi para frikës.“Nuk duhet të ndalemi, por duhet të hidhemi në aksion për të parandaluar akte të tilla,” tha Holand që do të ndërpresë samitin e Brukselit për t’u kthyer në Paris. Presidenti Holand pritet të rikthehet në Paris, pasi ndodhet në Bruksel në takimin për krizën greke dhe në orën 15:30 pritet të mbledhë këshillin e ministrave.
Ka raporte qe fabrika i perket firmes Air Products. Mediat franceze thone se sulmuesi u fut me makinen e tij ne fabrike. Air Products eshte nje kompani amerikane, me rreth 21 mije te punesuar dhe merret me shitjen e gazeve industrialeTrupi pa koke u gjet prane fabrikes. Sipas nje gazete lokale franceze, koka e personit te vrare ishte e varur ne porten e fabrikes dhe mbi te kishte shkrime arabe , por kjo ende mbetet e pakonfirmuar.Presidenti i Frances, Francois Hollande ndodhet ne Bruksel per nje mbledhje te samitit Europian, por mbledhja ka filluar pa te. Ai do te kthehet nga Brukseli per te menaxhuar krizen ne vend.Nderkohe autoritetet franceze vazhdojne kerkimet per personin e dyte afer fabrikesSulmi erdhi 6 muaj pas tragjedisë së Charlie Hebdo ku mbetën 17 persona të vrarë.[caption id="attachment_538466" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_538501" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_538486" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Fabrika ku ndodhi sulmi[/caption][caption id="attachment_538491" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Fabrika ku ndodhi sulmi[/caption][caption id="attachment_538498" align="alignnone" width="660"]
Ne foto: Policia franceze ne vendngjarje[/caption][caption id="attachment_538505" align="alignnone" width="642"]
Ne foto: Policia franceze ne vendngjarje[/caption] Vijon....