Babai i vëllezërve Aliko apel fëmijëve nga Ora News: Dorëzohuni. Drejtësia do bëjë punën e vet

Babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko hedh poshtë dyshimet se dy djemtë e tij mund të jenë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 efektivëve të RENEA-s të ndodhur mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015.Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News, sot më 26 qershor, Adil Aliko i bën thirrje dy  djemve të dorëzohen. Nëse janë të pafajshëm do dalin të lirë, nëse janë të implikuar ti përgjigjen drejtësisë.Për babain e dy djemve adoleshentë drejtësia të bëjë drejtësi: "Nëse shpallen fajtor të dënohen por të mos akuzohen pa fakte".Intervista e transkriptuarAdil Aliko:  E para: Ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit një herë. E dyta: Të implikosh dy persona vetëm, me moshë nga 19- 17 vjeç,- janë moshë e vogël Arbjoni është 19-të ndërsa Albani, 17-të- nga të dhënat që kam unë para dy ditësh- kam tentuar negociata me fëmijët që të dorëzohen- të bësh autor dy vetë kur aty kanë qenë 20 apo 50 një grup i organizuar dhe të ngresh akuza për dy fëmijë është një tendencë, nuk e di nga kushGazetari : "Djemtë tuaj kanë qenë në Lazarat para se të ndodhte ngjarja me efektin e ndjerë të RENEA-s" Adil Aliko:  "Për të voglin e di 100 % që ka qenë në Kavajë, dhe ka qenë edhe ai person në kërkim. I dyti nuk e di ku ka qenë në Lazarat apo në rrethinat e Sarandës."Gazetari: "Pra ju mohoni që djemtë kanë qenë në Lazarat natën që ka ndodhur ngjarja dhe mëngjesin që pasoi" Adil Aliko: "Unë si babai i tyre e mohoj kategorikisht. Sepse nuk e di. Kam tentuar në lidhje telefonike, sepse unë kam një vit që nuk i shoh fëmijët e mi sespe I kam në kërkim."Gazetari: " Zoti Aliko ju keni komunikuar me djemtë pas kësaj ngjarje, ku janë ata aktualisht? Adil Aliko:  "Kam komunikuar dhe aktualisht nuk ua di vendndodhjen. Vetëm më kanë thënë kaq: Ti rri i qetë se e vërteta do dalë. Më ka thënë i madhi me të cilin kam komunikuar pardje në orën 22:00 të darkës."Gazetari: " Ju I keni kërkuar të dorëzohen të sqarojnë pozicionin e tyre? Adil Aliko:  "Kam kërkuar intensivisht të dorëzohen. Kam kërkuar që të dalë  e vërteta në shesh sepse nuk mund të bësh kriminelë dy fëmijë tani.  Edhe sikur të kenë qenë aty, aty kanë qenë një grup I madh njerëzish, jo dy vetë. Nëse kanë qëlluar këta me gjithë atë arsenal armësh atëherë e pranoj unë këtë fakt"Gazetari:  A është e vërtetë që djemtë tuaj janë besimtarë myslimanë dhe janë në agjërim? Adil Aliko:   Djemtë e mi janë të dy besimtarë myslimanë dhe tani janë në agjërim.  Ata nuk e kanë të lejuar të qëllojnë. Ata nuk janë kriminela. Ata janë thjeshtë dy adoleshentë që janë vënë në kërkim pas raprezaljes në LazaratGazetari:Cila është arsyeja që sipas jush grupi hetimor nga një grup prej 21 personash ka bërë publik ka fajësuar fajtor pikërisht dy djemtë tuaj Adil Aliko: Nuk e di e kujt është kjo tendencë dhe cilat janë qëllimet që duan ti mbyllin hetimet shpejt e shpejt e të bëjnë fajtorë dy adoleshentë, kur kuptohet që aty janë shumë herë më të mëdhenj dhe më të implikuar. Tendenca e kujt është nuk e kuptoj, por di që ata janë në agjërim dhe janë myslimanë të devotshëm dhe nuk vrasin njerëz. Këtë ta jap me siguri vetë. Aktualisht kudo që ndodhen janë të paarmatosur.Gazetari: Ju jeni përpjekur të negocioni dhe t’I thoni të dorëzohen Adil Aliko: Që prej parmbrëmë më kanë mbyllur cdo komunikim, sepse kanë frikë. Nuk kanë besim tek policia e drejtësia. Unë kam humbur komunikimin dhe jam shuëm I tensionuarGazetari:A ka ushtruar policia kontroll në banesën tuaj Adil Aliko: Policia ka ushtruar kontroll intensivisht. Ka një vit që ushtron shumë kontrolle të rrepta.Gazetari: A janë përfshirë më parë djemtë tuaj në ngjarje të tilla Adil Aliko: Djemtë e mi nuk janë përfshirë në asnjë ngjarje veçse çfarë janë implikuar. Të them  kam një vit që fëmijët mi kanë hequr nga shtëpia. Duke i hequr nga shtëpia dhe në moshën adoleshente mund të dalin jashtë kontrollit. Ka qenë tendencë, nuk e di e kujt që para një viti që mi kanë implikuar dhe vazhdojnë ende të mi implikojnë. Nuk e di çfarë po luhet.Gazetari: Ju thoni se ka një vit që djemtë tuaj janë shpallur në kërkim pse nuk janë dorëzuar që të sqarojnë pozicionin e tyre.Adil Aliko: Kam tentuar me avokatin të dorëzohen, dhe në këto ditë ishim në tentaticë të dorëzoheshin por ndodhi kjo që ndodhi dhe ngelen gjërat.Gazetari:  Cili do të jetë hapi ligjor që do të ndërmerrniAdil Aliko:Të gjithë hapat ligjorë. Tani kam hallin e fëmijëve.Ata që bëjnë gjëra të tilla dy persona në kërkim të thuash ata e kanë bërë vrasjen kjo më duket jashtë normales, pa prova pa fakte kur kuptohet që aty kanë qenë të gjithë me maska, sipas informacionit që kam unë dhe t’i shpallësh në kërkim e quaj të paparsyeshme. Këta po duan që të mbyllin shpejt e shpejt hetimet që tua fusin dy vetëve është puna e tyre. Unë i njoh fëmijët e mi nuk i kam kriminelë. Drejtësia do vonojë por nuk do harrojë pastaj do flasim prapë .Gazetari: Zoti Aliko a ju ka kërkuar policia të negocioni me djemtë të dorëzohen?Adil Aliko: Po po ka kërkuar që ditën e parë kemi shkuar tek drejtuesit e policisëGazetari: Dhe ju kanë kërkuar që të negoconi me djemtë ?Adil Aliko: Po po më kanë kërkuar negociata. Shumë mirëkuptim me ta, shumë njerëz të mirë dhe unë jam munduar vetëm për negociata, asgjë tjetër, por e shoh që ditët në vijim po mi implikojnë shumë keq, Dhe ata po i dëgjojnë e janë fshehur diku dhe po i dëgjojnë kanë marrë shumë frikë. Dhe kjo na i bën situatën shumë më të vështirë.Gazetari: Zoti Aliko çfarë ju ka kërkuar konkretisht policia?Adil Aliko: Policia, sipas informacioneve të veta kanë qenë një grup njerëzish që as ata nuk i dinë. Një grup njerëzish që qëllojnë në 2 të natës që qëllonin me armë. Ka shkuar policia dhe ata janë kundërpërgjigjur me armë. Më kanë thënë negocio me fëmijët se ne kemi të dhëna që fëmijët e tu janë të implikuar në këtë ngjarje. Rashë dakord me ta, negociova me fëmijët. Më thotë djali i madh se i vogli nuk dihet ku është,  rri i qetë se nuk kemi gisht në këtë ngjarje. Do dalë e drejta që nuk kemi gisht.Gazetari: Ju keni ankesa për veprimet e policisë?Adil Aliko: Jo unë personalisht nuk mund të them që kam. Unë kam ankesë vetëm për implikimin që u bëjnë fëmijëve pa fakte, pa prova, pa asnjë gjë dhe na fusin në hasmëri me njerëzit kot më kot.  Pa bërë ekspertiza, pa bërë absolutisht asnjë veprim, dhe për dy ditë të nxjerrësh konkluzion, kur ka qenë shumë veta në grup, dhe të thuash është filani dhe filani, me emra, kjo është tendencioze.Se nga kush nuk e di. Gazetari : Zoti Aliko, nëse fëmijët tuaj po ju ndjekin nga ekrani i Ora News, keni një mesazh ose një apel për ta?Adil Aliko: Në rast se fëmijët e mi më ndjekin nga ekrani u bëj thirrje të dorëzohen. Drejtësia do bëjë punën e vet, në rast se janë të implikuar le t'i përgjigjen drejtësisë, nëse nuk janë të implikuar do të dalin të lirë si gjithë qytetarët. Kam tre ditë që tentoj që të lidhem, dhe nëse më dëgjojnë ata, duhet të dorëzohen patjetër.Gazetari: Pra mesazhi juaj, ju si prind gjykoni që ata duhet të dorëzohen për të sqaruar pozicionin e tyre?Adil Aliko:  Po, po, biles një orë e më parë për mua.   Gazetari: Z. Aliko nëse djemtë tuaj do të shpallen fajtorë, ju çfarë qëndrimi do të mbani?Adil Aliko: Në rast se djemtë e mi do të shpallen fajtorë, drejtësia të bëjë drejtësi. Unë do pranoj çdo gjë. Nuk besoj, wshtë e pamundur, por sido që të jetë, do bëj dhe unë pjesë në atë dënimGazetari: Zoti Aliko a keni ju ndonjë ide ose ajo që përflitet në fshatin Lazarat se kush mund të jetë autori që ka kryer vrasjen e efektivit të RENEA-s?Aliko: Nuk ja kam idenë, sepse unë jetoj poshtë, nuk jetoj aty. Thjesht mund të jap një sqarim me çfarë kemi dëgjuar: Atë ditë kanë qenë shumë armë gjatë natës dhe kjo ka ndodhur në orën 9 a 10 të mëngjesitGazetari: Ju si banor të Lazaratit mendoni që autorët kanë qenë banorë të fshatit, një grup i cili është banor i fshatit Lazarat apo janë persona të huaj që nuk kanë lidhje me fshatin ?Aliko: Në bazë të informacioneve që kam unë, ka pasur banorë edhe të fshatit, por ka pasur dhe banorë të huaj.Gazetari : E kuptoj, por ju përjashtoni që djemtë tuaj të kenë qenë pjesë e këtij grupi?   Aliko: Unë e përjashtoj me bindje të plotë, me bindje fare të plotë që djemtë e mi, edhe sikur të kenë qenë pjesë e atij grupi, por për të qëlluar nuk kanë qëlluar se janë pjesë e agjërimit dhe janë myslimanë. Dhe këtë ta them me bindje të plotë. Ama se kanë qenë se s'kanë qenë ata, nuk kam qenë me ta, sepse sipas informacioneve kanë qenë të gjithë me maska dhe atë natë djali im i vogël ka qenë në Kavajë vetëm po ka fluturuar e ka ardhur, që është gjë e pamundur. I madhi ka qenë në zonat e Sarandës e po ka qenë, prapë e merr përgjegjësinë vetë. Dhe të gjithë kanë qenë me maska. E përsëris dhe një herë, që të implokosh personalisht dy veta,duhet të jesh shumë i garantuar për këtë punë.Gazetari: Zoti Aliko ju si banor të Lazaratit keni diskutuar dhe thoni që një pjesë e personave nuk ishin nga Lazarati. Nga mund të kenë qenë këto persona?Aliko: Nuk e di. Nuk e di nga mund të kenë qenë por di që armët kanë qenë nga më të ndryshmet me të cilat gjuhej.Gazetari: Zoti Aliko ju falenderoj shumë për këtë intervistë që na dhatë për RTV Ora Neës dhe ku sqaruat pozicionin tuaj si prind dhe ato që ju mendoni për djemtë, gjithashtu dhe apelin që i bëtë atyre. Keni ndonjë gjë të fundit për të shtuar ?Aliko: Edhe unë ju falenderoj juve si televizion, ju lutem të jeni transparentë, drejtësia të bëjë drejtësinë por pa implikuar njerëz sepse janë moshë e vogël, shumë delikatë dhe t'i implikosh me gjëra kaq të rënda mua më duket pak do me thënë o janë pa shpirt këta që i bëjnë këto gjëra që të implikosh fëmijët.Gazetari: Ju nuk mund të fajësoni konkretisht njeri nga policia apo nga prokuroria për këtë çështje ? Aliko: Nuk mund të fajësoj se nuk i di kush i bën këto gjëra. Kushdo që i bën këto gjëra, unë i bëj apel, që ka fëmijë vetë. Mos të nxitojnë me hetimet. Nëse janë për t'u gjykuar, do venë përpara drejtësisë. Do ndëshkohen për atë që kanë bërë, në rast se janë të paimplikuar, përsëri do paraqiten sepse ata janë qytetarë e nuk do rrinë të fshehur. Por, që të mos nxitojnë nëpër deklarata të pabaza . Arbjon dhe Alban Aliko,Ne foto: Arbjon dhe Alban Aliko, vëllezërit e shpallur në kërkim për sulmin në Lazarat[caption id="attachment_538582" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Te plagosurit(poshte) viktima(lart) dhe vendi ku u qellua ndaj policise Ne foto: Ibrahim Basha efektivi i vrare (lart) Dy efektivet e plagosur Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj[/caption](Video: Kronika e RTV Ora News)