Heshtja 3-ditore e dy partive të mëdha
Selitë e dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike kishin shumë arsye në këto zgjedhje për të folur, komentuar, reaguar dhe kontestuar por ato zgjodhën të heshtin.A është kjo hera e parë kur rezultati po lexohet, përpunohet dhe pranohet në heshtje? Apo është hera e parë kur realiteti tejkaloi pritshmëritë?Partia Demokratike në opozitë e përcolli gjithë proçesin e votimit dhe këtë pjesë të numërimit thuajse me një vetëpërmbajtje të habitshme si rrallëherë. Zyrtarë të saj janë të përqëndruar në qendra numërimi ndërsa dozat e nervozizmit janë të dukshme në këto orë të vështira për demokratët:Mimoza Picari: “Kjo heshjte tre ditore e PD do të thotë një emancipim apo …. ?Igli Kaso: “Unë kam detyrë tjetër, dhe në detyrën time përsa më përket ….”Mimoza Picari: “Ju jeni pjesë e kësaj partie apo jo?”Igli Kaso: “Sigurisht që jam pjesë e kësaj partie, nuk e kam mohuar ndonjëherë, përkundrazi jam krenar që jam pjesë e kësaj partie”Pak pas mesdite kandidati demokrat për Bashkinë e TIranës, Halim Kosova, edhe pse i humbur në këtë garë i dha selisë blu dinjitetin e një humbjeje që nuk u shkaktua prej tij.Selia e Partisë Socialiste në çdo palë zgjedhje gumëzhinte nga thirrjet e militantëve dhe përkrahësve të saj, si dhe nga deklaratat politike të ngarkuara me rezultate dhe kontestime. Këtë herë ajo nuk ndodhi, ajo heshti tre ditë dhe në pritje të shpalljes së fitores së kandidatit Erion Veliaj, pamjet e qëndrimet ishin këto:Mimoza Picari: “A ju kanë munguar deklaratat e përfaqësuesve të PS këto tre ditë? Nuk kanë dhënë as rezultate, as deklarata politike”Qytetar: “Shumë mirë kanë bërë, pse të japin rezultate kur fitorja është shumë e thellë…”Partia Socialiste në këto tre ditë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ka heshtur.Milena Harito: “Partia Socialiste e ka thënë gjithë kohës që për ne është i rëndësishëm proçesi, janë shumë të rëndësishme standartet”Ledi Shamku: “Sepse kemi lënë të fliste vetë votë e popullit”Artan Gaçi: “Në zgjedhjet e mëparshme, Sali Berisha pa u mbyllur kutitë e shpallte rezultatin, ne pritëm të mbylleshin kutitë pastaj ta shpallim atë”.Mimoza Picari: “Si e shpjegoni që ata nuk dolën këtë herë?”Artan Gaçi: “Ngaqë drejtojmë ne kësaj here”Ka heshtur tre ditë për të folur si e vlerëson PS në kohën e duhur për drejtimin e duhur dhe duket se momenti është tani.Mimoza Picari: “Keni heshtur tre ditë bashkë me Partinë Socialiste, përse?”Erion Veliaj: “Sepse i shijon më mirë gjërat me qetësi dhe qytetari”Vetëpërmbajtja e dy partive politike kryesore në vend, duket më shumë si një këshillë e importuar nga ndërkombëtarët se sa si strategji politike e përpunuar në selitë e partive. Megjithatë demokratët dhe socialistët i pret prova e radhës, ajo e numërimit të këshilltarëve në Këshillat Bashkiakë, ku secila parti pritet të testojë realisht veten.