Sherr mes dy grupeve, Plagosen 3 të rinj me armë zjarri dhe mjete të forta

2 grupe të rinjsh të moshës 18-15 vjec janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit ku njëri grup ishte në një lokal dhe ka kërkuar llogari nga grupi tjetër se pse i shohin në sy.Pas një debati, të dy grupet më nga 5-6 persona kane filluar të zihen me grushta.  një prej tyre ka plagosur  në kokë me levë një të ri nga grupi që ishte jashtë lokalit. Pas plagosjes së shokut një prej tyre është larguar ka marrë një armë zjarri ( kallash ) dhe ka plagosur 2 persona.  Të plagosurit janë Arsen Blutaj 25 vjec dhe Roland Sanxhaku 24 vjec.Aktualisht të dy janë në sallën e operacionit në spitalin e Fierit. Ndërsa te plagosurt e tjerë që ishin më lehtë  kane marre ndihmen mjeksore dhe jane larguar.Policia ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe ka identifikuar autorin dhe po punon per ta arrestuar. ngjarja rreth ores 17:10 ne qender te Patosit .[caption id="attachment_538170" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne Patos Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne Patos[/caption][caption id="attachment_538169" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne Patos Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne Patos[/caption]