Zënkë me thika mes dy shqiptarëve për motive xhelozie, njëri i plagosur rëndë

Shtetasi shqiptar Eduard Nokaj është arrestuar nga Itali nga karabinierët, për tentativë vrasjeje të një tjetër shqiptari ditën e djeshme më 25 maj47 vjeçari, banues në Favaro, u arrestua në mesnatën mes datës 24 dhe 25, nga forcat italiane që ndërhynë në rrugën Castellana, ku ishte raportuar për një zënkë me thika.Ngjarja kishte ndodhur për shkaqe xhelozie. Nokaj i cili ka goditur me thikë, ishte miku i ish-burrit të gruas aktuale të shqiptarit tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.Agjentët, që mbërritën në vendngjarje, e gjetën të plagosurin, bashkëatdhetar me Nokajn, një 24-vjeçar banues në Mestre.24-vjeçari u transportua në gjëndje të rëndë në spitalin dell’ Angelo di Mestre, shkruajnë mediat italiane.Policia arriti të vërë në pranga Eduard Nokajn dhe do të hetohet nën akuzën për tentativë vrasjeje.