Luhu, macja më e trishtuar në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2015, 18:52
E trishtuar dhe e shqetësuar, me sytë e saj tërhoqi vëmendjen e internetit: quhet Luhu dhe është deklaruar, pa dyshim, si macja më e trishtuar e botës. Fotot janë publikuar në Instagram nga padronia e saj, Maggie Liu, e cila hapi një faqe në rrjetin social ku në një kohë të shkurtër arriti të grumbullojë 10 mijë ndjekës që u bënë kureshtarë nga macja.