KQZ: Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë, votuan 44% femra
Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi në një teklaratë për mediat ka shpjeguar ecurinë e procesit në numërimit për Këshillat Bashkiak. Luzi tha se KZAZ nr. 2 në Shkodër është KZAZ me numrin më të madh të kutive që mbeten ende të panumëruara.Lefterie Luzi vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të grave në votim, 693 338, ose 44%.Lefterie Luzi: "Bashkia Malesia e Madhe, administruar nga KZAZ nr. 1, ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar, po vijohet me numërimin e kutive për këshillin e bashkisë. Kjo KZAZ nuk ka asnjë “kuti të parregullt”.Bashkia Shkodër, KZAZ 2, mbeten për tu numëruar 73 kutitë e fundit për këshillin bashkiak. Kjo eshte KZAZ qe ka numrin me te madh te kutive për tu numëfruar.Bashkia Lezhë, KZAZ 12 dhe KZAZ 13, mbeten për tu numëruar 5 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.Bashkia Krujë, KZAZ 20, kanë mbetur edhe 11 kuti për këshillin e bashkisë.Bashkia Durrës, KZAZ 21, KZAZ 22, KZAZ 23, në total kanë 32 kuti të panumëruara për këshillin.Bashkia Kamëz, KZAZ 27, mbeten për tu numëruar 40 kuti për këshillin.Në rang vendi: mbeten për tu numëruar vetëm 167 kuti votimi për këshillat bashkiakë.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ripërsërit thirrjen ndaj KZAZ-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, të përmendura më lart, që të ndjekin të gjitha hapat ligjore për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, siç e parashikon Kodit Zgjedhor.Numri i femrave qe kane votuar neper qendra qe kane derguar te dhena eshte 693,388 ose rreth 44.00%"