Shkodra "çlirohet" nga flamujt dhe posterat e partive politike
Qyteti i Shkodrës ka nisur të "çlirohet" nga propaganda politike e cila mbizotëroi përreth 1 muaji fushatë elektorale, përmes flamujve e posterave të kandidatëve për kreun e bashkisë.Edhe pse thirrja në drejtim të partive politike erdhi menjëherë pasi u shpall rezultati për kryetare bashkie, asnjëra palë nuk reagoi për largimin e flamujve dhe banderolave. Përballë kësaj situate bashkia u detyrua të nisë aksionin për largimin e tyre, duke çliruar rrugët dhe sheshet nga "çmenduria" elektorale, edhe pse ky veprim do tme të drejti i takon vetë subjekteve politike.Gjatë fushatës, tejmbushja e rrugëve të kryeqendrës së veriut si asnjëherë më parë me flamuj elektral mori një lum kritikash nga qytetarët shkodran por edhe nga faktori ndërkombëtar, ku në fokus ishin shpenzimet marramendëse të partive. Por tashmë Shkodra i është rikthyer normalitetit duke ofruar pamjen e saj të vertëtë për qytetarët dhe turistët e shumtë.