Donald Lu përgëzon Halim Kosovën për fushatën pozitive për bashkinë e Tiranës

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka përgëzuar Halim Kosovën për fushatën që zhvilloi në garën për kryetar bashkie në  Tiranë.Nëpërmjet një letre, ambasadori Lu tha se vlerëson punën e bërë gjatë fushatës duke u përqëndrur tek problemet që shqetësojnë votuesit."Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt."letra e luse