Përfundon numërimi në 60 bashki, 44 ka fituar e majta, 15 e djathta, 1 Mega

Ndërsa kanë mbetur edhe 3 bashki ku rezultatet ende nuk kanë dalë nga 61 gjithsej,  Aleanca për Shqipërinë Europiane është në epërsi të dukshme ndaj Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.ASHE ka arritur të fitojë në 43 bashki përfshi këtu dhe kryeqytetin Tiranë, ku Veliaj shpalli fitoren nga selia PS mesditën e 23 qershorit, ndersa vijonte numërimin e kutive të fundit.Në Durrës Dako fitoi ndjeshëm Dumës së koalicionit të djathtë.Shkodra do të mbetet blu, edhe pse s'janë numëruar të gjitha QV në avantazh të ndjeshëm është Voltana Ademi e PD-së.Megjithatë, palët i kanë "rrëmbyer" njëra-tjetrës qytete të rëndësishme.Mesditën e sotme (23 qershor) përfundoi numërimi në bashkitë Berat, ku fitoi Petrit Sina, i LSI-së, kandidat i ASHE-së dhe në Kamzë ku Xhelal Mziu i PD-së u rikonfirmua kryetar bashkie.Në Krujë numërimi u mbyll sot paradite dhe u konfirmua Atrur Bushi i PS-se.Po kështu e majta ka siguruar fitoren në Has, Pukë e Mirditë, ndërsa është konfirmuar në Korçë, Sarandë, Skrapar, Lushnje, Kavaje e Tepelenë, Krujë, Himarë, Poliçan, Urën Vajgurore,  Berat dhe Rroskovec.Nga ana tjetër, të djathtët kanë rrëmbyer Selenicën, Përmetin dhe Pogradecin, duke mbrojtur Tropojën, Vau Dejës, Matin dhe Vorën,  një prej zonave më të nxehta të ditëve të fundit, ku kryetari në detyrë Fiqiri Ismaili ka mundur me rezultat të ngushtë rivalin e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Sallaku.Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i koalicionit të majtë, ka siguruar mandatin e dytë kundër rivalit të propozuar nga PBDNJ, Fredi Beleri, me mbi 4700 vota, dyfishin e kundërshtarit. Në Korçë, Sotiraq Filo mbyll me diferencë të konsiderueshme garën me Gjergji Meron, duke lënë qytetin majtas.Në Selenicë zgjidhet fitues kandidati i opozitës, Përparim Shametaj, i cili siguroi rreth 1000 vota më shumë nga Kasëm Cenaj, pretendent i së majtës. Ndërsa në Përmet, kryetari në detyrë, Gilberto Jaçe është mundur nga Niko Shupuli, me një diferencë prej 1600 votash.Në Mirditë, Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane fiton ndaj Gjergj Prengës të opozitës, duke siguruar 8377 vota ndaj 6751 votave të rivalit. Në Has është hpallur fitues Adem Lala me mbi 600 vota më shumë se kandidati i djathtë Elez Maçi. Në Pukë, fitorja e kandidatit të majtë, Gjon Gjonaj, ishte tepër e ngushtë, pasi ai arriti të merrte vetëm rreth 100 vota më tepër se kandidati i Aleancës Për Punë dhe Dinjitet, Rrok Dodaj. Në Kurbin fiton Artur Bardhi me 11 123 vota, ndërsa Altin Biba i dorëhequr mori vetëm 2313.Rigels Balili fiton bindshëm në Delvinë, me 72,8% të votave, ndërsa Arben Malo dhe Luiza Mandi do të drejtojnë përkatësisht Bashkitë e Kolonjës dhe Libohovës, pasi siguruan mbi 53% të votave përkundër kandidatëve të djathtë.Klosi u bë bashkia e parë e opozitës, ku Basir Çupa mposhti Valbona Kolën e koalicionit të majtë, me mbi 1000 vota diferencë. Në Tropojë, Besnik Dushaj fitoi duke marrë gati 52% të votave ndaj Rexhë Byberit të shumicës, ndërsa në Vaun e Dejës fiton Zef Hila, me 9800 përkundër 7900 të Gjokë Lleshit të koalcionit të majtë.Bashkia Pustec ishte e para që njohu kryetarin e ri, ai do të jetë Edmod Themelko, i cili mundi kandidatin e opozitës bindshëm, duke marrë 80% të votave, ndërsa Arif Tafani fiton për të majtët Bashkinë Belsh dhe Nesim Spahiu fiton bindshëm Skraparin, me 86,3% të votave.SHBA thirrje: Të shpejtohet çertifikimi i rezultatit. Ndajmë shqetësimet e OSBE për blerjen e votaveBlerja e votës,Dickson: Deri tani akuza politike. Kandidatët u sfumuan nga KryetarëtASHE ka fituar me kandidatet e saj1- Pukë2- Has3- Mirditë4- Kurbin5- Rrogozhine6- Peqin7- Belsh8- Cërrik9- Gramsh10- Librazhd11- Lushnje12- Divjake13- Rroskovec14- Ure Vajgurore15- Poliçan16- Skrapar17- Maliq18- Pustec19- Kolonjë20- Tepelenë21- Libohovë22- Himare23- Delvine24- Sarande25- Kelcyre26- Fushë-Arrëz27- Konispol28- Memaliaj29- Korçë30- Fier31- Elbasan32- Gjirokastër33- Vlora34- Përrenjas35- Shijaku36- Kuçovë37- Bulqizë38- Patos39- Dibër40- Kavajë41 - Krujë42-Berat43-  Durres44-Tirane APPD ka fituar me kandidatet e saj1 - Vau i Dejës2- Tropojë3 - Kukes4 - Klos5 - Mallakaster6 - Pogradec7 - Përmet8 - Dropull9 - Selenicë10 - Vorë11 - Devoll12- Mat13- Lezhë14 -Kamëz15-ShkoderMEGA 1- FiniqNdërkaq eshte nderprere numërimi në Malësinë e Madhe. Kutite e mbetura do te numerohen nga KQZ, pas incidentit te mbremjes se 23 qershorit.  basir cupa klos dushaj tropoje arif tafani belsh niko  9 luiza mandi arben malo ok 7 nesim spahiu 8 5