Bumçi: Kandidati i majtë në Lezhë, presion komisionerëve të burgut të Shënkollit

Deputeti i PD Aldo Bumçi, koordinator i fushatës së kandidatit të APPD për bashkinë e Lezhës, akuzoi kandidatin e majtë se ka ushtruar presion ndaj komisionerëve të burgut të Shën Kollit që të mos mbyllin procesin. Bumçi e cilësoi të turpshëm që të votojnë të burgosurit, të cilët e kanë vendbanimin jo në Lezhë.Aldo Bumçi: Në mënyrë të paprecedentë, si nuk ka ndodhur në këto 24 vite, të gjithë të burgosurit e Burgut të Shën Kollit, janë përfshirë në listën e votimeve për Bashkinë e Lezhës. Nuk ka ndodhur kurrë në zgjedhje vendore.Kodi Zgjedhor thotë që deri në 40 ditë para zgjedhjeve mund të bëhet lëshimi i vendbanimit dhe listës zgjedhore. Kjo ka ndodhur para 2 ditësh kur të gjithë të burgosurit nga Tirana, Shkodra, Dibra janë përfshirë në votime në Lezhë. Dje, Gjykata në orën 1:30 të natës, të mëngjesit të sotëm, KQZ-ja ka marrë vendim që të përfshijë në listën zgjedhore jo 103 votues që janë nga Lezha me të drejtë votimi, por dhe 354 të tjerë nga gjithë Shqipëria. Duan ta fitojnë bashkinë e Lezhës me të burgosur nga e gjithë Shqipëria, por më e rënda që po ndodh tani, 2 orë pasi është mbyllur proçesi zgjedhor, komisionerët nuk lejohet të dalin nga Burgu i Shën Kollit. Mbahen atje të mbyllur, janë nën presion. Viktor Tushaj ka qenë sot, bashkë me njerëzit e tij brenda në burg duke ushtruar presion. Nuk mundet LSI-ja ta marrë Lezhën me të gjithë të burgosurit e Shqipërisë. Turp i madh."