Liderat e Serbisë të Hënën në Bruksel

Mos Serbia po bëhet gati të bëjë ndonjë kompromis të dhimbshëm për bisedimet me Prishtinën?Kjo është një pyetje që erdhi pasi u mor vesh se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç dhe zëvendësi i tij, Aleksandër Vuçiç të Hënën do të udhëtojnë në Bruksel, në të njëjtën ditë kur do mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së, i cili do të kryesohet nga shefja e diplomacisë europiane, Kethrin Eshton.Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se udhëheqja e shtetit serb do të jetë në Bruksel më 11 Mars për të paraqitur unitetin e shtetit në bisedimet rreth institucioneve paralele dhe të konfirmojë se Beogradi dëshiron një marrëveshje, por vuri në dukje se kjo nuk do të thotë pranimin e kushtetutës së Kosovës .Mediat serbe citojnë se ky lajm ka ngritur një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh në Serbi. Pse kreu shtetëror bashkarisht dhe në të njëjtën ditë lënë vendin?  Nëse kjo është vizitë e tyre apo i ka ftuar BE-ja? Nëse po bëhen gati që bashkarisht të bëjnë kompromisin e dhimbshëm apo po përgatiten që në unison të pohojnë se në bisedimet më Prishtinën, Serbia ka arritur deri të vijat e kuqe?Ndërsa gazeta e përditshme "vesti" thekson se këto takime tregojnë se Serbia ndodhet para vendimeve dramatike. "Nëse nuk do të ketë ndonjë zbutje të qëndrimeve të Prishtinës, do nënkuptohet se BE nuk ka arritur të ndikojë SHBA-të që të bëjë presion mbi Thaçin", shkruan ajo. E ndërsa teksti vijon duke thënë se  "Kjo kupton se dialogu ishte akti i fundit i bombardimit dhe se për Serbinë do të hapet një periudhë e re e izolimit dhe e jostabilitetit në jug.