Samuel Zhbogar për marrëdhëniet Serbi - Kosovë
Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal, sesa në formën e asociacionit të komunave tha Përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar. Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët në bisedime.Prishtina dhe Beogradi tha Zhgobar "Me zgjidhjen duhet të jenë të kënaqura, ne nuk do tu imponojmë asgjë".Përfaqësuesi i BE-së ndër të tjera në deklarat e tij për RTK tha se serbët duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të kenë një jetë normale. E ndërsa ai shprehu shqetësimin e tij për shtimin e sulmeve që po ndodhin javëve të fundit në veriun e Mitrovicës."Ky është një indikator që diçka është duke ngjarë në dialog, dhe se ka njerëz që po bëhen nervoz që po bëhet normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është mënyra që ata po e manifestojnë këtë. Por Policia e Kosovës, EULEX, dhe KFOR do bëjnë çdo gjë të normalizohet kjo gjendje. Si do që të jetë, ne i dënojmë këto sulme", tha Zhbogar.Duke folur për përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës për largimin e regjimit të vizave nga Komisioni Evropian, ai ka deklaruar se Komisioni Evropian duhet të jetë i rehatshëm që ti rekomandoj shteteve që të ia rekomandojnë regjimin për liberalizimin e vizave Kosovës.