Protesta e të rinjve në Maqedoni

Protesta e të rinjve në Maqedoni ka përfunduar pa incidente.Turma prej mbi 200 veta kryesisht nxënës ka marshuar nga Bit Pazari në drejtim të Qeverisë, por ata janë ndaluar nga forcat speciale, dhe me pas janë tërhequr në drejtim të Bit Pazarit, ndërsa gjatë tërheqjes ata kanë sulmuar me gurë njësit policore.Protestat ishin thirrur nga organizata të ndryshme, kryesisht në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. Por mediat në Maqedoni thanë se qytetarët shqiptarë dëgjuan apelet e subjekteve të ndryshme, për bojkotimin e protestave me organizatorë të fshehtë. E ndërsa është bërë e ditur se dhjetra qytetarë më të moshuar u munduan që të shpërndajnë të rinjtë, duke i bindur se protestat pa organizatorë mund të kenë qëllime të dyshimta.Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj të gjithë atyre që do të shkaktojnë incidente të reja.Paralelisht me fushatën parazgjedhore që po zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të 24 Marsit, në Maqedoni po zhvillohet edhe një fushatë e vërtetë intensive për parandalimin e dhunës.Polica ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion masiv,  gjatë të cilit janë arrestuar 10 persona. Pesë prej tyre janë pjesëmarrës në protestat e ditës së Premte të të rinjve maqedonas para qeverisë, kurse pesë të tjerë janë shqiptarë që protestuan ditën e Shtunë.