Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, vizitë në greqi

Thyhen akujt mes Greqisë dhe Kosovës, edhe pse shteti helen nuk e ka njohur pavarësinë e saj.Kjo vjen pas takimit që Ministri i Jashtëm i shtetit më të ri në ballkan, Enver Hoxhaj, ka realizuar me homologun e tij, Dhimitris Avramopulos në Greqi. Madje ka shkuar edhe më tej vizita, pasi kjo ka sjellë edhe nisjen e marrdhënieve ekonomike mes Athinës zyrtare dhe Prishtinës. Në takim dy ministrat ranë dakort për krijimin e një zyre bashkpunimi në fushën e tregtisë dhe për çështjet ekonomike të Kosovës në Athinë. Gjithashtu është diskutuar për çështjet bilaterale, në radhë të parë çështja e njohjes së Kosovës nga Greqia si dhe zhvillimet rajonale e integrimet europiane."Mbështetja e Greqisë është tejet e rëndësishme për avancimin e proçeseve integruese evropiane të Kosovës, sidomos në këtë moment Greqia mund të ndihmojë shumë Kosovën në proçesin e liberalizimit të vizave dhe në hapjen e negociatave për të nënshkruar MSA-në", tha Hoxhaj.Ndërsa ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avropulos theksoi se Greqia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe integrim europian. Ajo do të mbështes Kosovën në hapjen e përfaqësisë, e cila do të jetë si shtyllë në zhvillimin e marrëdhënieve tona."Qëllimi strategjik i Greqisë është të krijojë një sipërfaqe të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit në Evropën Juglindore. Kjo kërkon bashkëpunim ekonomik dhe zgjidhje paqësore të mosmarveshjeve  përmes diplomacisë""Për të rritur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Athinës dhe Prishtinës, ne kemi vendosur për të krijuar një Zyrë të Punëve Ekonomike të Kosovës në Greqi. Ky vendim nuk ndikon në pozitat e Greqisë për sistemin, por kjo dërgon një mesazh të qartë se zhvillimi është një mjet kyç për paqen, tha Avramopoulos.