Goran Bogdanoviç, "deklarata të rrezikshme"

Deklaratat e javëve të fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç për Kosovën dhe Bashkimin Europian, janë të rrezikshme, është shrehur Goran Bogdanoviç, ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë."Personalisht mendojëqë deklarata të tilla janë të rrezikshme. Në këto momente të gjitha përpjekjet i orientojmë që të marrim datën për bisedime, në anën tjetër keni deklaratat e kryeministrit, zyrtarit të lartë të qeverisë që data për bisedime nuk është aq e rëndësishme dhe që nuk jemi të gatshëm të bëjmë ndonjë lëshim", ka thënë Bogdanoviç gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë.Sipas tij, në fakt Serbia ka bërë të gjitha lëshimet kur është fjala për Kosovën."Të mos na gënjejë askush. Të gjitha ato që Bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina i kanë kërkuar e posaçërisht ajo e planit të Ahtisarit, fatkeqësisht janë pranuar madje edhe më shumë se aq", ka thënë Bogdanoviç duke ripërsëritur se Daçic gjatë muajve të fundit ka dhënë deklarata mjaft kundërthënëse, siç janë të tilla edhe ato të shefit aktual të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vukin dhe zëvendësit të tij, Kërtimir Pantiç.