Bisedimet me Kosovën, Dacic: Nuk do pranoj asgjë kundër Serbisë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pret që në raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi, si edhe në raundet e deritashme të ketë presion mbi palët. Por ai kërkon që të qartësohet se a mund të gjendet zgjidhje për veriun e Kosovës. Daçiç ka thënë se ka refuzuar ofertën e Brukselit për veriun."Në takimin e fundit ishte propozimi që të arrihet marrëveshje për disa parime të përgjithshme. Ato nuk përfshinin qeverisjen ekzekutive për serbët e veriut. Nuk pranova të nënshkruaj. Mund të më ofroj kushdo, por nuk do të nënshkruaj asnjëherë diçka që nuk është në të mirë të Serbisë dhe nuk mundëson ekzistencën e bashkësisë serbe në Kosovë. Do të thotë, refuzova të nënshkruaj", ka thënë Daçiç në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic.Daçiç ka theksuar se është koha që me partnerët evropian të bisedohet haptazi për integrimin e mëtejmë evropian të Serbisë dhe çështjet e dialogut.Sipas tij, Serbia nuk do të ndryshoj qëndrimin, në mënyrë që gjatë verës të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se Serbia heq dorë nga rruga evropiane."Prishtina nuk ka arsye të refuzoj propozimin e Beogradit, pasi edhe në shtetet tjera evropiane ekzistojnë krahina, rajone dhe kantone autonome. Prishtina e ka përkrahjen e SHBA-së që gjithçka që ofrojnë të jetë e bazuar në ligjet e tyre. Por nëse duan bisedime me ne atëherë kjo është një marrëveshje e veçantë politike, por jo që bisedimet të shkojnë në atë drejtim që ne t'i detyrojmë serbët në Kosovë që të pranojnë atë që shkruan në ligjet e atjeshme", ka theksuar Daçiq për "Blic".Sipas kryeministrit serb të gjithë duhet ta kenë të qartë gjendjen ku Beogradi nuk ka pushtet mbi një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e konsideron të saj.