Samaras: Do ta fitojmë betejën, vendi do dalë nga kriza

“Jam optimist se vendi do ta fitojë betejën dhe do të dalë nga kriza, u shpreh kryeministri grek, Antonis Samaras, duke folur në komitetin politik të Demokracisë së Re."Sot vendi ynë është në një betejë, në një betejë për të kapërcyer krizën e paprecedentë në dekadat e fundit. Po e bëjmë këtë betejë me ogure të mbara. Do të dalim nga kriza dhe do t'u japim optimizëm dhe buzëqeshje fëmijve tanë", theksoi Samaras.Duke bërë një bilanc, kryeministri tha se ishin të shumtë ata që paragjykonin se qeveria tripartiake do të binte, Greqia nuk do të mund të gjente kreditim dhe se do të dilte nga Eurozona. "Ne mbajtëm dy prej angazhimeve tona paralektorale, e mbajtëm vendin në euro dhe arritëm ndryshimin e marrëveshjes për kredinë, duke reduktuar borxhin, ndërsa arritëm edhe zgjatjen e afatit të zbatimit të programit. Paralelisht, rikthyem kredibilitetin e Greqisë jashtë shtetit dhe forcuam unitetin brenda vendit", deklaroi kryeministri.Duke bërë një rikthim në kohë, Samaras tha se në 2010 Demokracia e Re po sulmohej nga të gjithë."Tetë muajt e fundit ne guxuam të ndërmarrin gjithë ndryshimet që nuk ishin bërë këtu e dhjetra vite. Për atë se si arritëm te kriza përgjegjësi kanë të gjithë.  Nga njera anë gjenden parti të cilat e panë gabimin dhe duan ta ngrenë vendin në këmbë, duam të sjellim investime, të krijojmë vende pune, të kapin objektivat që të dalim nga masat shtrënguese të memorandumeve. Dhe përballë nesh janë ata që i nuk i duan investitorët, që e kanë bërë flamur të tyre ilegjitimitetin, ata që flasin me shumë zëra, paraqiten me shumë fytyra; jashtë Greqisë thonë se monedha jonë është euro, por brenda Greqisë thonë gjëra të tjera, na akuzojnë se kemi fituar besimin e partnerëve tanë ", theksoi Samaras.Për kryeministrin grek përpara është sfida e rimëkëmbjes dhe të zhvillimit, për të bërë jetën e shtresave të varfëra me të mirë dhe për të vemë në vend padrejtësitë.