Kosovë, ndizet debati për historinë

Turqia ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë që librave shkollorë të historisë t'u bëhet një rishikim i kujdesshëm dhe që në pjesë të caktuara të tyre edhe të bëhen korigjimet, të cilat as për zyrtarë të MASHT-it nuk mund të quhen si ndryshim i historisë.Këta të fundit, në përpjekje për ta ilustruar kërkesën kanë përmendur fjalën hordhi  e hasur shpesh në tekstet e historisë, edhe pse, sipas zëvendësministrit  të Kosovës dhe argumenteve historike, ato ishin njësi, reparte ushtarake.Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit  në Kosovë ka formuar një komision të përbërë nga ekspertë të historisë, gjeografisë dhe albanologjisë të cilët kanë përgatitur një raport se çfarë do të mund të korigjohet në tekstet shkollore.Por zëvendësministri i arsimit në kosovë Nehat Mustafa ekspertët që do të vinë nga Turqia nuk do të kenë ndikim në ndryshimet e teksteve, por, sipas tij, me ta vetëm do të diskutohet dhe debatohet për kërkesën e tyre.Ndërsa historiani Frashër Demaj, i cili është edhe bashkautorë i disa teksteve shkollore të historisë ka thënë se autorët e teksteve kanë rënë dakord që të mos lejojnë që t'u preken tekstet pa lejen e tyre, në të kundërtën  do t'i padisin në gjyq.