Samaras: 2013, viti i rikthimit të kursi të zhvillimit
Optimist për ecurinë e ekonomisë u shpreh kryeministri grek, Antonis Samaras gjatë fjalës së tij tij në takimin e presidencës së partisë popullore europiane në Vuliagmeni të Athinës.Kryeministri shprehu vlerësimin se deri në fund të vitit 2013 do të rikthehet kursi i zhvillimit."Populli grek vuajti shumë dhe vazhdon të vuajë", deklaroi Samaras, duke nënvizuar se të dhënat e para për këtë vit tregojnë se Greqia do t'i kapi objektivat për të ecur përpara megjithë recesioni vazhdon të jetë i thellë.Samaras i vendosi në një dimension europian çështjen e kufijëve detare, si delimitimi i zonave ekskluzive ekonomike , duke përdorur këtë shembull për të theksuar nevojën e një politike të përbashkët të jashtme në Europë.Në përgjigje të një pyetjeje, Samaras tha se në këto momente nuk ka një politikë të përbashkët europiane për çështjen e Zonave ekskluzive ekonomike me rezultat secili shtet t'i menaxhojë i vetëm këto çështje.Athina zyrtare vazhdon të punojë fort lidhur me Zonën Ekonomike Ekskluzive. Edhe gjatë takimit me homologun etij turk në Stamboll, Samaras e ka diskutuar këtë cështje, e ndërsa mes dy vendeve marrëdhëniet janë të tendosura pasi nuk ka përputhje mendimesh midis Greqisë dhe Turqisë sa i përket Zonës Ekonomike Ekskluzive.Për kryeministrin grek Antonis Samaras shpallja e Zonës Ekonomike Ekskluzive është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë, bazuar në ligjet ndërkombëtare.