Fatmir Limaj lirohet nga paraburgimi, PDIU: Një hap përpara

Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se Limajt i është zëvendësuar masa e paraburgimit nga arrest në burg, në arrest shtëpie.Mediat kosovare citojnë avokati mbrojtës, Tomë Gashi i cili ka konfirmuar lirimin e Limajt sipas një vendimi të marrë nga Gjykata Supreme pas ankesës së tij.“Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi, duke e zëvendësuar me arrest shtëpiak, i cili do të zgjasë deri më 24 prill. Kaq mund t’ju them”, ka thënë GashiLimaj ndodhej në paraburgim që nga 24 Nëntori i vitit të kaluar. Masa ndaj tij dhe tre të akuzuarve tjerë, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”,që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas ai që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).Ndërkohë në një deklaratë për shtyp,Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Kosovës, duke theksuar se ky ishte vetëm hapi i parë drejt zhveshjes nga çdo akuzë absurde ndaj "Komandant Çelikut".“Sot më shumë se kurrë kombit shqiptar i duhen personat të cilët mbi atdheun nuk vënë asgjë dhe Fatmir Limaj është një prej tyre” thekson PDIU.