Jeta në zero gravitet

Trupi i njeriut nuk ka evoluar për fluturimet hapësinore, kështu që astronautët duhet të stërviten shumë për tu përgatitur për eksperiencën unike të jetesës në mikrogravitet. Në palestrën e mirëpajisur në Qendrën Europiane të Astronautëve, astronauti Thomas Pesquet dhe trajnieri i tij Andre Rosenberger zbulojnë metodën se si ata përgatiten për të qëndruar në hapësirë.Teksa Thomas po bëhet gati për të fluturuar vitin tjetër, ai ka një plan specifik të përgatitjes përpara tij, sikurse shpjegon edhe Andre. ‘Ka muskuj të vecantë me të cilët duhet të punoni, vecanërisht muskujt anti gravitet të cilët janë të rëndësishëm për posturën e ngritur dhe ecjen apo vrapimin. Kështu për stërvitjen tonë mbi fuqinë ne fokusohemi në muskujt e këmbëve dhe muskujt e pasëm.’Regjimi i stërvitjes është i ndarë pothuajse në mënyre të barabartë 50 me 50 mes stërvitjes së aerobisë dhe stërvitjes mbi fuqinë e muskujve. ‘Ne dëshirojmë të përfitojmë muskuj, ose të mbajmë masën aktuale të muskujve dhe masën kockore kështu që është më shumë stërvitja e përgjithshme të cilën ne dëshirojmë të arrijmë’, thotë Andre.Astronautët janë gjithmonë të zënë, me një program të zënë, por ata duhet të gjejnë gjithmonë kohën e duhur për sport, thotë Thomas. ‘Ju duhet të ushtroheni sa më shpesh të jetë e mundur, ndoshta jo cdo ditë, për shkak të udhëtimit dhe stërvitjes, por të paktën katër herë në javë.’Arsyeja për të gjithë këtë përgatitje? ‘Pas gjashtë muajve në hapësirë ju humbisni pak nga masa e trupit tuaj, ju humbisni pak nga masa juaj kockore, ju gjithashtu humbisni balancën. Ju nuk jeni në formën e duhur kur të ktheheni në Tokë dhe kjo është e gjithë arsyeja e kësaj përgatitje për në hapësirë’, përmbyll Thomas./oranews.tv/