Breshkat e detit, përpjekjet për ruajtjen e tyre
Breshkat e detit janë mes specieve më të rrezikuara në planetin tonë.Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e këtyre krijesave unike, kërkuesit në Universitetin e James Cook në Australi, janë të perfshire në një projekt për të gjurmuar lëvizjet e breshkave të vogla me kurriz të sheshtë.Për të ndjekur breshkat teksa ato navigojnë barrierën e shelfit të madh, shkencëtarët vendosin një pajisje gjurmimi GPS, që peshon rreth 100 gramë në reptilët e vegjël.Breshkat më pës lëshohen në oqean dhe monitorohen nga skuadra kërkimore.Mark Hamann është nga Universiteti James Cook. ‘Teksa breshka vjen në sipërfaqe, gjurmuesja e vogël do të jetë e vendosur në kurrizin e saj dhe do të marrë një sinjal. Ne mund të shkarkojmë të dhënat nga interneti dhe të gjejmë vendndodhjet dhe gjithashtu se ku po shkon breshka.’Prof Hamann thotë se te dhënat e GPS i ndihmojnë ate të kuptojnë se ku shkojnë breshkat e reja gjatë pjesës së hershme të jetës së tyre, ku ato jetojnë dhe sa i përdorin ato rrymat oqeanore.Julia Dunn, një nga kërkueset në skuadër vazhdon. ‘Ne nuk e dimë në të vërtetë se çfarë rreziqesh janë duke i prekur ato më shumë dhe ne nuk e dimë se çfarë po bëjnë ato, kështu që është ky mister i madh që ne me të vërtetë duhet ta zgjidhim në mënyrë që të çojmë konservimin tonë në nivelin e duhur.’Breshkat e reja janë të ekspozuara ndaj grabitqareve, pajisjeve të peshkimit dhe shkatërrimit të habitatit. Shkencëtarët besojnë se kuptueshmëria e lëvizjeve të breshkave, sjelljes dhe mënyrës se si ato sillen me mjedisin do të ndihmojë në ruajtjen e breshkave të detit./oranews.tv/