Robotët humanoidë, e ardhmja e njerëzimit

Punonjësja më e re e dyqanit të Mitsukoshit, në Tokyo shkaktoi goxha trazim, për rreth 60 përfaqësues të mediave, pasi ajo u shfaq në ditën e parë të punës të hënën. Aiko Chihira është një rrobot humanoid.Në fillim i prezantuar nga Toshiba vitin e kaluar, androidi Aiko Chihira u dizenjua për të ndërvepruar me klientët. Teksa ishte programuar për të folur në japonisht të hënën, Chihira mund të programohet gjithashtu për të folur edhe në gjuhë të tjera si ajo kineze apo koreane.Menaxheri i grupit për zhvillimin e bizneseve të reja të toshibës, Hitoshi Tokuda, tha se ai shpreson që kjo do të ndihmojë me klientët e përtej detit.‘Do të ishte mirë nëse ne mund ta bëjmë atë që të ofrojë udhëzime, ose të rekomandojë gjëra të ndryshme në gjuhen kineze, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin rreth e rrotull dhe të mendojnë, oh, nëse Aiko do të ishte afër, ajo do të fliste në gjuhën kineze. Kjo është ajo që unë shpresoj se do të ndodhë, thotë ai.Roboti gjithashtu tregoi edhe aftësitë e tij në këndim, së bashku me këngëtarin operistik japonez, Shoko Iwashita. ‘Unë do të doja që ju të dëgjonit këngën për të cilën jam përpjekur shumë, tha humanoidi.Pas performancës e cila dukej sikur Chihira thjesht po imitonte këngën, roboti kërkoi për një duartrokitje për këngëtarin e operas, teksa Iwashita u largua nga skena.Toshiba thotë se androidi ka 43 motorre të cilët e lejojnë atë të lëvize. Roboti është gjithashtu i programuar për të bërë gjuhën e shenjave Japoneze sikurse edhe të flasë.Për disa nga vizitorët e dyqanit me klas të lartë në qytet, sikurse cifti Chozaimon dhe Saase Ohi, androidi ishte me të vërtetë i aftë të tërhiqte vëmendjen e publikut.‘Roboti është një surprizë e vërtetë’, thotë 87 vjecari Chozaimon Ohi, i cili zotëron një galeri arti, aty pranë.‘E tashmja dhe e ardhmja, e gjitha po bëhet e mrekullueshme’, shton Sasae, bashkëshortja e tij.‘Unë jam thjesht kaq e surprizuar që njerëzit kanë zhvilluar inxhinierinë e makinerive në këtë pikë’, thotë Chozaimon.Chihira, i pozicionuar në hyrjen e dyqanit, do të mirëpresë vizitoret teksa ata mbërrijnë në dyqanin e Mitsukoshit, deri në datën 5 Maj.Ajo nuk është aktualisht e programuar për t’iu përgjigjur ndonjë ankesë të konsumatorëve ose pyetjeve dhe kompania thotë se do të vendoset muajin tjetër nëse njerëzit do të kthehen në këtë vend pune ose jo.Por, rrobotët humanoide nuk përfundojnë me kaq.Një nga megabankat japoneze të Tokio-Mitsubishi UFJ shfaqi një punonjës teller robot të hënën, në degën e saj në qytet me shpresën se roboti shumëgjuhësh do të ndihmojë klientët e huaj gjatë garave Olimpike në vitin 2020.NAO, roboti 58 centimetra i programueshëm, është i pajisur me shumë sensorë dhe i përgjigjet kërkesave të konsumatorëve me përgjigje të regjistruara më parë. Aktualisht flet japonisht, në gjuhën kineze dhe anglisht.‘Për momentin në shumë degë ka raste kur jo pak konsumatore nuk flasin japonisht ose anglisht dhe në këtë mënyrë ne mund ta bëjmë NAO-n të bëjë një kontroll fillestar mbi nevojat e tyre, në mënyrë që t’i drejtoje klientët në hapjen e një llogarie pa telashe ose edhe duke ndërmarrë cështje të ndryshme administrative’, thotë Tadashi Betto, krye menaxheri i ebusiness dhe divizionit të nismave të IT, në bankën e Tokyo-Mitsubishi UFJ.I rrethuar nga mediat, NAO performoi Tai-chi përpara se disa konsumatorë të shkonin drejt tij dhe të ndërmerrnin biseda me rrobotin humanoid.‘Ai është me të vërtetë i këndshëm’, thotë njeri nga konsumatorët e paidentifikuar, ‘Kështu që ta kesh atë afër është me të vërtetë mirë për shpirtin vecanërisht teksa bankat kanë tendencën të jeni goxha të qeta’.NAO është prodhuar nga prodhuesi francez i rroboteve, Aldebaran Robotics.Kompania robotike gjithashtu krijon ‘Pepper’-in, e gjigandit të telekomit SoftBank Corp./oranews.tv/