Realiteti virtual, i pranishëm në pothuajse çdo fushë
Realiteti virtual nuk është një teknologji e shpikur së fundmi. Në fakt kjo teknologji ka qenë duke u zhvilluar që në vitet 1980. Që nga ajo kohë, ka qenë e limituar kryesisht në parqet e argëtimit dhe për kërkimin shkencor. Por zhvillimet e fundit të sipërmarrjeve komerciale që planifikojnë të shesin sete të Realitetit Virtual me çmime relativisht të përballueshme si 300 apo 400 euro kanë nxitur interesin e industrive të argëtimit dhe reklamimit.‘Cdo tregues historish, nga një shkrimtar deri në një producent videosh, dëshiron një kredhje në fantazi’ thotë Jose Luis Navarro Salinas, drejtues dhe bashkëthemelues i inMediaStudio në Spanjë, për audiencën e një paneli në një diskutim të dedikuar ndaj teknologjisë dhe tregimit të historisë në MIPTV në Kanë.Per producentët e përmbajtjeve dhe markave, mundësitë janë të qarta. ‘Teknologjitë e tashme mund t’ju vendosin në vendin e dikujt tjetër tërësisht’ shpjegon Navarro.Por sfidat janë të njëjta sipas francezit Antoine Cayrol, i cili ka krijuar dhe drejton studiot OKIO të specializuara në regjistrimet video dhe videot 360 gradë. Me regjistrimin video ‘kredhja është kudo’ thotë ai, por ajo ndryshon mënyrën se si ju shkruani një histori.‘Shkrimi duhet të jetë shumë specifik, duhet të jenë histori të ndryshme në të njëjtin nivel’ për të drejtuar historinë teksa disa njerëz mund të shohin diku tjetër, nga vendi ku duhej të shihnin, pavarësisht drejtimit në video. Si shtesë, ‘është e vështirë të përpiqesh të prodhosh një video pa provuar më parë ndonjëherë një maskë të realitetit virtual’ thotë Cayrol, duke treguar gjithashtu se mund të ndodhe me një klient që është me nxitim.Navarro, kompania e të cilit gjithashtu fokusohet në realitetin virtual pajtohet me mendimin, se kredhja ndryshon të gjithë mënyrën se si dikush prodhon një video.‘Ju duhet të merrni në konsideratë që cdo gjë që është bërë në produksion më parë, është e gabuar’.Skenari duhet të ribëhet, madje edhe të rimendohet për shembull. Dhe me video 360 gradë, ‘si e ndriçoni një skenë?’ pyet spanjolli. Regjizori gjithashtu nuk mund të jetë pas kamerës, e akoma më pak i padukshëm.Probleme mund të dalin me klientët gjithashtu, veçanërisht nëse ata duan të përfshijnë realitetin virtual në fund të projektit, si një mendim të mëvonte. Idealisht, Cayrol dhe Navarro, bien dakort, se ana dixhitale e projektit duhet të diskutohet dhe të planifikohet që nga fillimi.‘Ne mund të jemi pak fleksibël,’ lëshon Cayrol, por vetëm ‘nëse ju e mendoni realitetin virtual si një ekran të dytë’.Eventualisht, për Navarron, ‘kur teknologjia do të jetë në duart e konsumatorëve, do të ketë kërkesë për përmbajtjen’.Nëse ju tashmë e keni një set të realitetit virtual, ju mund të provoni një video, nga studiot e Cayrol, OKIO.Nese ju nuk i keni qindra dollarë për të përjetuar eksperiencën e gjeneratës së parë të seteve komerciale të realitetit virtual, ju mund të bleni Google Cardboard ose pajisje të tjera të teknologjive më të ulëta për të përjetuar në mënyrë kreative eksperiencën e realitetit virtual me smartfonin tuaj për vetëm pak euro./oranews.tv/