Shoqëruesi robot, ndihmë për personat e moshuar
Si mund t’i ndihmojmë personat e moshuar të gjejnë rrugën e tyre përreth vendeve të cilat janë të reja dhe tërësisht të panjohura për ta? Në muzeumin e shkencës në Trento, në veri të Italisë, Vittoria Basso, 91 vjec, është e përfshirë në një eksperiment shkencor të pazakontë. Ajo po teston një shoqërues rrobot. ‘Është si një GPS, i ngjashëm me GPS që djali im ka në makinën e tij. Kjo me drejton lehtësisht, më ndihmon të mos humbas. Më lejon të di rrugën e duhur. Dhe unë mund të eci pa patur frikë’, shpjegon ajo. Shoqëruesi merr informacion mbi ambjentin përreth përmes lidhjeve wireless dhe kjo e orienton përdoruesin për marrjen e vendimeve.Pajisja është e mbushur me sensorë, kamera, sisteme për njohjen e pengesave dhe komponente softëare që synojnë në zgjerimin e jetës autonome të personave të moshuar përtej shtëpisë së tyre.‘Brenda, algoritmet marrin informacion nga të gjithë sensorët që ndodhen në shoqërues. Algoritmet më pas analizojnë të gjitha këto të dhëna dhe sugjerojnë ndaj Vittorias dhe përdoruesve të tjerë një rrugë që minimizon shanset e të hasurit me probleme të ndryshme. Sistemi për shembull do të përpiqet të evitojë pengesat që mund të jenë prezente në ambjent, ose njerëzit të cilët mund të jenë duke ecur dhe nuk e dallojnë prezencën e shoqëruesit dhe përdoruesit të tij’, shpjegon Alessio Colombo, një shkencëtar kompjuterësh, në Universitetin e Trentos.‘Ose një qen’, shton Vittoria Basso.Teknologjia është zhvilluar pjesërisht dhe bashkuar në Universitetin e Trentos. Inxhinierët kanë punuar për të pajisur shoqëruesin edhe me sensorë dhe teknologji cognitive si edhe ndërfaqje miqësore njeri makineri. Zgjidhjet u testuan më pas nga vullnetarët.‘Me këtë makineri ju mund të jeni më të sigurtë në trotuare ose kur ju kaloni rrugën, etj. Unë mendoj se është mirë kur gjërat si këto zhvillohen dhe kur njerëzit e moshuar mund ta blejnë ose ta marrin me qira për një cmim të caktuar. Kjo është me të vërtetë e mirë’, thekson Herbert Schuster, një nga vullnetarët.Shkencëtarët synojnë tek një shoqërues rrobot që kushton më pak se 2000 euro për njësi në treg.Duke patur parasysh teknologjinë e fjalës së fundit të përfshirë në këtë pajisje, kjo është larg të qenit e lehtë, thonë kërkuesit. Kështu që ata përdoren disa hile.‘Ne u përpoqëm ta dizenjonim që të ishte financiarisht konkurrues. Sistemet e përfshira inteligjente kanë platform llogaritëse me kosto të ulët. Shoqëruesi ka gjithashtu mundësinë të lidhet me sinjale wireless të dërguara nga sensorë të tjerë, kamera në ambientin përreth. Dhe kjo kontribon në zgjerimin e mundësisë së sistemit tonë me një kosto të ulët.’‘Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për këtë rrobot shoqërues si një zëvendësues për ofruesit e ndihmës. Është thjesht dicka komplementare. Ne për shembull, mund të mendojmë për këto shoqërues, se ata mund të përshtaten shumë mirë në shtëpi pensioni. I njëjti ofrues i këtij lloji shërbimi, mund të marrë dyzina persona që përdorin këtë teknologji’, shpjegon Luigi Palopoli, inxhinier kompjuteresh, në Universitetin e Trentos si edhe koordinator i projektit DALI.Kërkuesit thonë se kjo teknologji është e gatshme për të qenë në treg në 2 ose 3 vitet e ardhshme./oranews.tv/