Alienët në Tokë? Ekzistojnë, ja provat që jep prezantuesi meksikan

Alienët ekzistojnë dhe për këtë ka prova! Fotografi të papublikuara më parë, të cilat duhet të vërtetojnë se jeta jashtëtokësore ekziston, janë shfaqur për publikun të mërkurën në Meksiko Siti.Sipas publikuesit të tyre, prezantuesit të njohur meksikan, Haime Mausan, fotografitë duhet të jenë të vërteta, pasi në kohën kur janë shkrepur, në vitin 1947, nuk ekzistonte portretizimi modern i jashtëtokësoreve, dhe si rrjedhojë ka qenë i pamundur modifikimi i tyre.Fotot që me siguri do të hapin një debat të ri në çështjen e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, janë bërë nga gjeologu amerikan, Bernard Rej, pikërisht pas incidentit të famshëm të vitit 1947, kur pas rrëzimit të një anije kozime në Nju Meksiko të Arizonës, nisën edhe hamendësimet e para që alienët kanë mbërritur në tokë. Ato u gjetën në shtëpinë e Rejit në Arizona, dhe janë analizuar për pesë vjet, deri sa më në fund është konfirmuar autenticiteti i tyre.Sigurisht Shtetet e Bashkuara dhe agjenci të ndryshme në vend e mohojnë kategorikisht ekzistencën e alienëve, por sipas Mausan, drejtues i një prej emisioneve më të ndjekur në Meksikë, "Mijëvjeçari i Tretë", tha gjatë prezantimit se kjo është një provë e pakundërshtueshme që alienët janë mes nesh."Këto fotografi na tregojnë ne rracës njerëzore, përtej çdo dyshimi, që vizitat e jashtëtokësorëve kanë ndodhur. Ekspertët kanë vërtetuar datën e realizimit të këtyre fotove dhe në atë kohë, çka bën të pamundur manipulimi i fotove"Riçard Dulan, shkencëtari amerikan, i shquar për kërkimet e tij mbi UFO-t, ka mbështetur pretendimin e Mausan, duke thënë se trupat e fotografuar nuk janë njerëzorë, dhe as gjitarë të planetit tokë. Gjatë prezantimit të fotografife, ishite i pranishëm edhe Edgar Miçëll, njeriu i gjashtë që ka shkelur në hënë, i shoqëruar nga një skuadër hetuesish për çështjet e jashtëtokësorëve. Të gjithë pretendojnë se fotogtrafitë janë të vërteta dhe të papërpunuara.E vërtetë apo jo, ngjarja pritet të rihapë edhe një herë debatin mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore, që tundon njerëzit në mbarë globin prej dekadash.Alien_MILIMA20150506_0096_1/oranews.tv/