Valët e tingujve, mund të manipulohen për arsye të ndryshme

Po sikur të mundeshit të ndryshonit nivelet e tingujve në një klub nate pa prekur asnjë buton?Kompania britanike Ultrahaptics ka zhvilluar një teknologji që përdor ultra tingujt për të lejuar njerëzit të ndjejnë dhe të ndërveprojnë me objekte virtuale 3D duke i projektuar ato përmes ajrit drejtpërdrejtë në duar.Kërkuesit thonë se funksionon duke aplikuar parimet e forcës radiative akustike, përmes së cilave valët e tingujve prodhojnë ndjesi të forta taktike.Profesor Sriram Subramanian, bashkë zhvillues i projektit shpjegon më shumë. ‘Nëse ju shkoni në një klub nate ose një koncert rroku, ju ndjeni muzikën në gjoksin tuaj. Dhe është i njëjti parim, ju ndjeni tingujt teksa vibrojnë në gjoksin tuaj.’‘Në vend që të përdoren tingujt e basit, ajo që ne përdorim janë ultratingujt me frekuencë të ulët, rreth 40 kHz dhe në këtë mënyrë ne mund ti shënjestrojmë në një pikë të caktuar në majën e gishtit ose në pëllëmbë dhe atëherë ju ndjeni pëllëmbën që vibron dhe ndihet shumë precize gjithashtu.’Megjithëse teknologjia është ende në fazën e prototipit, kërkuesit besojnë se ka një rang të ndryshëm të aplikimeve potenciale në botën reale, që nga hologramet interaktive të prekshme, e deri tek kredhja në realitetin virtual që ju mund të ndjeni dhe madje edhe kontrolle komplekse të prekshme në ajër.‘Ka një tendencë drejt bërjes së gjërave të paprekshme. Një nga avantazhet e të paturit sisteme pa prekje, është interaktiviteti vjen tek ty. Në vend që të shkoni dhe të prekni çelësin e dritës, ju thjesht lëkundni dorën dhe drita ndizet,’ shton Subramanian.Kompania planifikon të marrë lincensën e teknologjisë ndaj një grupi të ndryshëm tregjesh duke përfshirë këtu elektronikën konsumatore, pajisjet shtëpiake dhe gjithashtu edhe industrinë automotive./oranews.tv/