Qyteti i zgjuar, teknologjia që mendon për banorët

Me 31 ndërtesat e tij, rreth 1500 apartamente dhe 4000 rezidente, distrikti Torrelago në Laguna de Duero, afër Valladolid në veriperëndim të Spanjës, po zgjerohet si një shembull në shkallë të lartë të eficencës së energjisë në Europë. Fasadat me tulla të vjetra të kuqe janë pajisur me një ndryshim të gjelbërt, cka synon reduktimin e komsumit të energjisë dhe rehati të përmirësuar. Pjesë e projektit të Bashkimit Europian, CITYFied, puna për renovimin ka filluar një vit më parë dhe llogaritet të përfundojë në vitin 2017.‘Nga 31 ndërtesat që përbëjnë distriktin e Torrelagos, shtatë prej tyre kanë rinovuar tërësisht fasadat e tyre me izolim të ri dhe banorët kanë vënë re një përmirësim të dukshëm në rehati. Për më tepër, energjia e nevojitur rënë me rreth 40 përqind’, thotë koordinatori i projektit Ali Vasallo.Projekti i rehabilitimit në Laguna de Duero përfshin përmirësimin e ngrohjes dhe sistemeve të ujit të ngrohtë përmes zëvendësimit të zjerësve me gas, me ato me biomasë. Ka gjithashtu plane për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë dhe sistemet e menaxhimit me rrjete të zgjuar.‘Ne kemi disa burime të ngrohjes, 80 përqind do të prodhohet duke përdorur biomasën dhe 20 përqind duke përdorur gaz natyral. Dhe ne gjithashtu kemi një sistem rezervë: në raste të kërkesave të shumta, nëse ne nuk kemi mjaftueshëm biomasë, ne gjithashtu mund të përdorim gazin natyral për të prodhuar energji. Këto burime të shumta të prodhimit të energjisë ulin emisionet e CO2 me më shumë se 70 përqind’, thotë inxhinieri kërkues i Veolia, Javier Martin Sanz.Projekti ka hasur në kundërshti të forta nga disa prej rezidenteve lokale të cilët pretendojnë se ata nuk janë konsultuar përpara se puna rinovuese të fillonte dhe kanë akuzuar këtë projekt si një mashtrim që përdor materiale të një cilësie të dobët./oranews.tv/