Mëndafshi artificial, imitimi i natyrës në laborator

Mëndafshi i merimangës është një nga materialet më të forta që njeriu ka njohur ndonjëherë.Një fije vetëm 3 centimetra e trashë do të ishte e aftë të ndalonte një tren me shpejtësi.Por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga shkencëtarët për të rikrijuar këtë material, që në fakt merimangat kanë qenë duke e prodhuar për mijëra vjet, aftësia për të manifakturuar mëndafsh në laborator ka provuar të jetë iluzor.Kjo deri tani, sepse kërkuesit nga Universiteti i Bayreuth në Bavari, Gjermani thonë se ata kanë krijuar një mëndafsh artificial merimange aq të fortë sa i vërteti me ndihmën e baktereve të gjetura në stomakun e njerëzve dhe kafshëve.Profesor Thomas Scheibel është duke drejtuar ekipin. ‘Karakteristika e vecantë e fibrave të merimangave është fortësia e tyre e madhe’ thotë ai. ‘Kështu që është një kombinim i fortësisë dhe elasticitetit, cka do të thotë se një fibër e mëndafshit të merimangës mund të marrë më shumë energji përpara së të cahet, në krahasim me cdo fiber tjetër, të bërë nga njeriu ose natyrale.’Teksa mëndafshi artificial nuk është aq i fortë sa mëndafshi natyral i merimangës, ai është madje edhe më elastik. Fortësia e tij, një matje e forcës dhe elasticitetit, krahasohet me mëndafshin real. Prototipet aktuale të fibrës janë të butë në prekje dhe ato ndricojnë si një mëndafsh i vërtetë. Ato janë të bardhë të shndritshëm dhe mund të lyen me teknika të zakonshme të përdorura në industrinë tekstile. Për shkak të biopërshtatshmërisë së tij, mëndafshi i përdorur në proces mund të ketë përdorime të ndryshme të shumta.Më tej akoma, ekipi po punon në kombinimin e qelizave të minjve me mëndafshin artificial të merimangës për të krijuar qeliza me jetë që mund të zhvillojnë muskuj kardiake, lëkure ose edhe qeliza nervore.E teksa dëgjojmë të tilla risi nga shkenca, nuk mundet të mos mendojmë se ndoshta, edhe heronjtë e filmave, si njeriu merimangë, një ditë mund të shihen teksa fluturojnë nëpër qytete./oranews.tv/