Smartphon-ët, risitë në këtë fushë

Shitjet e smartphonëve kaluan vlerën e një miliard në vitin 2014 dhe shumë modele të reja u shfaqën në Kongresin botëror të Telefonave Mobile në Barcelona, shumë prej të cilëve janë tani të vlefshëm në Europë. Kur vjen puna te Android, Samsung, lideri i tregut, po përballet me konkurrencë nga HTC, Lenovo dhe Huawei.Samsung Galaxy S6 është në konkurrencë të drejtpërdrejtë me HTC one M9, të dyja me një vlerë rreth 700 euro.Ëill Findlater, redaktori i Stuff Magazine, shpjegon: ‘Ato të dyja synojnë të dalin pak a shumë në të njëjtën periudhe kohë të vitit, pajisjet e tyre të ndryshme kanë qenë gjithmonë në konkurrencë me njëra tjetrën dhe këtë vit unë mendoj se konkurrenca do të bëhet më e madhe se ndonjëherë tjetër për shkak të Samsung, i cili tradicionalisht ka qenë në një pozicion kontrolli. Vitin e kaluar, shumë njerëz e njohën HTC one M8, paraardhësin e M9, si një pajisje superiore. Dhe tani normalisht Samsung dëshiron të rifitojë pozicionin.’Samsung Galaxy S6 Edge vjen me 2 korniza të lakuara, një mënyrë e re për të qëndruar i lidhur me kontaktet. Edhe S6 dhe S6 Edge vijnë me një 5.1 Quad Hd dhe Android 5.0 Lollipop. Ato janë të pajisura me karikim me ëirelesss dhe kanë një kamera 16 mega pixel nga pas dhe një kamera 5 mega pixel nga përpara.‘Kryesorja që do të vini re sapo ta merrni në dorë është se Samsung tashmë është i përbërë nga xham dhe alumin ndryshe nga plastika, e cila ka qenë tradicionalisht një pikë të cilën kritikët gjithmonë e kanë kritikuar kur vjen puna tek risitë që prisnin nga Samsung’, thekson Findlater. ‘Ndihet shumë e vecantë, ka një ekran të mrekullueshëm, ekran me rezolucion 2k cka do të thotë se nuk shihni asnjë pixel aty, pavarësisht se sa afër ju e mbani.’HTC One M9 e re ka anë me pasqyrë dhe dual tone. Ka gjithashtu nje procesor Snapdragon 810, 3 GB RAM dhe 32 GB hapesirë të brendëshme. Kjo pajisje ka gjithashtu një kamera 20 mega pixel dhe nje kamera frontale të përmirësuar për selfie më të avancuara. Është gjithashtu e pajisur me teknologjinë e rrethimit të zërit Dolby Audio.Ëill Findlater beson se HTC i ka qëndruar një formule që ajo e di se funksionon. ‘Ka adaptuar një gjë që është pikërisht kamera, pasi M8 u përball me shumë kritika për shkak se ata adoptuan një teknologji që ata e quanin ‘Ultra Pixel’ e cila në thelb është një kamera e pasme me pixel më të mëdhenj, por më me pak rezolucion. Kështu që një kamera me 4 mega pixel në HTC do të përballej me kamerat prej 16 mega pixel të pajisjeve si Samsung Galaxy S5. Këtë herë ata kanë vendosur një kamera prej 21 mega pixel, pra ata po marrin pjesë në garën e Mega Pixel, e cila nuk është kurrë domosdoshmerisht një veprim i zgjuar, por ka rezultuar në një kamera më të mire se ajo që kishte HTC One M8.Por mes dy konkurrentëve, Motorola Nexus 6 mund të jetë fituesja kryesore. Është më e lirë, rreth 500 euro dhe ka një ekran më të madh se ai i HTC. Nexus 6 ka një procesor Snapdragon 805, diamanti në kurorën e Qualcomm me 32 bit. Ka një kamera modeste me 13 mega pixel, të aftë për të regjistruar video 4k.Apple nuk ishte në eventin e Barcelonës, por së fundmi ka lancuar orën Apple. Ka një jetëgjatësi baterie deri në 18 orë dhe versioni i luksit me arë do të shitet për rreth 10 000 euro, megjithëse modeli bazik do të jetë vetëm 350 euro. Funksionon, sidoqoftë, vetëm me smartphonet Apple.Ëill Findlater thotë. ‘Ju mund të argumentoni sigurisht se ora e Apple do t’i bëjë njerëzit të shohin drejt pajisjeve të Apple, tek IPhonet më afër, jo se ata kanë nevojë për më shumë njerëz, pasi janë aktualisht goxha të famshëm, por unë nuk mendoj se njerëzit do të thonë: ‘Po, unë mund të zgjedh ose një orë të zgjuar ose një telefon të zgjuar’, është më shumë nga pikëpamja se ata do të mendojnë për t’i blerë të dyja.Apple shiti afërsisht 75 milion pajisje në çerekun e fundit të 2014, duke u shndërruar në numrin 1 në tregun global të smartphonëve. Por sistemi i tij operativ ka akoma vetëm 15 përqind të tregut, krahasuar me më shumë se 80 përqind që ka Android./oranews.tv/