Shefat rrobotë, e ardhmja e gatimit
Krijuesit e pajisjeve në botë kanë qenë duke na premtuar ne, robotë shefe kuzhine ashtu sikurse edhe makina fluturuese dhe ne akoma jemi duke pritur, por tani të paktën robotët shefe kuzhine mund të duken në horizont të paktën dhe qërimi i patateve dhe zierja në një sobë të nxehtë mund të jenë shpejt gjëra të së shkuarës.Një shef rrobot mund të përgatisë vakte të një cilësie profesionale në pak minuta, kështu të paktën pretendojnë inxhinieret në bazën e Moley Robotics, në Mbretërinë e Bashkuar. Dy duar tërësisht të artikuluara mund të riprodhojnë në mënyrë besnike gjestet njerëzore. Ato janë të buta mjaftueshëm për të bashkuar të bardhat e vezëve, pasi edhe me intuitën e mastershefit, nuk duhet harruar se një suffle është thjesht një fllad i lehtë.‘Nëse pajisja mund të imitojë duart e mija dhe ato të cdo shefi, atëherë me pak punë nuk do të ketë asnjë arsye pse ajo nuk mund të bëjë cdo gjë, të zërë bukën, të bëjë sushi, pra të gjitha këto veprime që bëhen vetëm me duar. Shtrirja e asaj që mund të bëjë është pothuajse e pafundme’ thotë shefi profesional Tim Anderson.Dorezat e kapjes së lëvizjeve janë celësi i mësimit të rrobotit pikërisht të sekreteve të kuzhinës nga më të mirët. Cdo lëvizje, pak rëndësi ka sa e butë mund të jetë, mund të kapet. Me pas veprimet përkthehen në lëvizje të buta dixhitale duke përdorur algoritme speciale.‘Nëse ju mund të prodhoni modelin e saktë, roboti nuk bën gabime. Kështu që është kënaqësi për njerëzit që të bëjnë një proces kreativ dhe të lenë pikërisht procesin e mërzitshëm për makinerinë,’ thotë themeluesi i Moley Robotics dhe shpikësi Mark Oleynik.Moley thotë se një version i përballueshëm konsumator i rrobotit është 2 larg vetëm dy vjet. Dhe, thonë zhvilluesit, nëse duart mund të mësohen se si të gatuajnë, atëherë nuk ka asnjë arsye pse ato mos të mësojnë të luajnë ne piano, të mësojnë zdrukthëtarinë dhe më shumë. Kush e di? Ato madje ndonjë ditë mund të zëvendësojnë edhe shefat e famshëm të televizioneve, megjithëse për disa, pamja e duarve të Jamie Oliver duke testuar anën e butë të proshutës mund të jetë e pazëvendësueshme. Disa gjëra, është më mirë të themi, se qëndrojnë përtej arritjes së rroboteve./oranews.tv/