Kostunica: Dështimi i dialogut në interes të Serbisë

Ish-kryeministri i Serbisë, Vojislav Kostunica ka deklaruar se Serbia ndodhet para momenteve vendimtare të cilat do ta përcaktojnë fatin e saj si dhe data e përcaktuar nga BE është ultimatum për Serbinë.“Bashkimi evropian ka vënë ultimatumin e tij për datën dhe tani është në dorën e pushtetit të ri se me cilën rrugë do të vazhdohet tutje: nëse fatin do ta ndërlidhim me projektin dështues BE apo do t’i kthehemi zhvillimit të lirë ekonomik, pavarësisë dhe neutralitetit politik të Serbisë”, ka thënë Kostunica për mediat serbe.Ai konsideron që skenari më i mirë do të ishte që dialogu i tanishëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë nën mbikëqyrjen e Brukselit të dështonte, që Serbia të mos marrë datën për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE dhe që më pas të shpalleshin zgjedhje të reja në mënyrë që të ndryshojë kursi i politikës shtetërore të Serbisë.Kostunica ka pohuar se Serbia ndodhet para momenteve vendimtare dhe se vendimet që do të merren mund të lënë pasoja me ndikime afatgjate për Serbinë, pasi sipas tij, çdo vendim të cilin tani e imponojnë BE dhe Amerika çon drejt pavarësisë të Kosovës.