Fytyra e vërtetë e Agimit të Artë

Prokuroria greke ka nisur hetimet rreth dokumentarit të regjizorit grek Konstandinou Georgousi, mbi  aktivitetin kriminal të partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.Një dokumentar rreth 8 minuta i titulluar fytyra e vërtetë e Agimit të Artë, regjizori ndjek për më shumë se një muaj rresht marrshin dhe aktivitetin antiracist dhe të dhunshëm të anëtarëve të kësaj partie, për të paraqitur kështu veprën dhe se cilët janë në realitet neonezistët.Në dokumentar rolin kryesor e ka Aleksandros Plomaris një kandidat për deputet i kësaj partie ndërsa   ushtron dhunë dhe akuzon emigrantët për krizën ekonomike që po përjeton Greqia."3 milionë harramës, na pijnë ujin, na hanë ushqimin dhe thithin oksigjenin grek, oksigjenin e grekëve dhe na vrasin" thotë Plomaris.Dokumentari i transmetuar nga “Channel 4” u  filmua përpara zgjedhjeve greke, dhe gjithashtu tregon  pamjet e anëtarëve të partisë  “Agimi i Artë” që flasin hapur për rrahjen në mënyrë barbare të  emigrantëve të paligjshëm."Do hapim furra gazi për emigrantët do ti bëjmë sapun, por jo të përdoren nga njerëzit, por për të larë makinat dhe trotuaret pasi ata janë kimikë dhe mundë të nxjerrin xixë. Lëkura e emigrantëve mund të përdoret për llambë tavoline"  thotë kandidati për deputet i kësaj partie.Ndërkohë regjizori i filmit duke treguar për këtë përvojë thotë se:  "Unë u frikësova  se këta anëtarë ishin krenarë për të shprehur idetë e tyre ekstreme gjatë fushatës haptazi në publik. Unë isha i tronditur nga armiqësia e tyre dhe nga mënyra që ata trajtonin emigrantët në sheshet e Athinës. Synimet e mia ishin të qarta, kam kërkuar të bëj  një film për të portretizuar urrejtjen e tyre, por ndonjëherë unë isha i shqetësuar nga niveli i mbështetjes nga populli grek".