Mediat, Ashton në Kosovë më 13-14 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2013, 09:43
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton pritet të zhvilloje një vizitë në Kosovë në datat 13 dhe 14 mars.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave kjo vizitë pritet t’i japë një tjetër shtysë dialogut Prishtinë-Beograd.Ajo pritet të takojë zyrtarët e lartë të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësues të opozitës.Vizita e Ashton në Kosovë vjen vetëm pesë ditë para se të mbahet raundi i shtatë i dialogut me Serbinë.Ndërkaq nga zyra e Ashton deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vizitën e saj. Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic është shprehur se nuk ka asgjë për të bërë publike.