Puna e natës, punëdhënësit detyrim të paguajnë 50% shtesë rroge
Nëse punoni nga ora 19.00 -22.00 apo nga ora 22- 06:00 të mëngjesit kërkoini punëdhënësit tuaj t'ju paguaj 20-50% rrogë shtesë. Kodi i ri i punës i detyron tashmë punëdhënësit të bëjnë një pagesë të tillë, por sipas Drejtorit të Inspektimit dhe Marrëdhënieve në Punë, Erion Manohasa ka patur abuzime.Erion Manohasa: Përkufizimin e punës së natës, i linte pak abuzime sepse puna e natës p aguhet me një pahesë shtesë e cila është me 20% nga ora 19:00-22:00 dhe me 50% nga ora 22:00-06:00 të mëngjesit. Me ketë përmirësim të përkufizimit nuk i lihet hapësirë punëdhënësit që most a kryejë këtë pagesë.Nëse do të keni nevojë për një babysitter, për një hidraulik, apo për një elektriçist nuk do të t’ju duhet të telefononi më perosna. Këta punëtorë do të drejtohen nga agjenëcitë të cilat do të paguajnë cdo detyrime ligjor të tyre sikur të ishin një punëmarrës.Erion Manohasa: Këto agjenci do kenë si të punësuar kategori të ndryshme që kryejnë aktivitete që zgjasin pak në kohë. Prandaj quahen Agjensi të Punësimit të Përkohshëm. Marrim shembuj të punëtorëve me ditë hidraulikët, elektricistët etj të cilët deri tani ishin të punësuar në të zezë dhe pa mbrojtjen ligjore. Me këto ndryshime ligjore këto punonjës do të jenë punëmarrës të këtyre agjencive, të cilët do t’ja japin kundrejt pagesës subjekteve pritëse.Kodi i ri i punës është miratuar rreth 2 javë më parë në qeveri dhe sipas ministrisë së Mirëqënies Sociale është një punë e nisur 18 muaj me parë për të rregulluar ligjërisht marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës.