Kakavijë, ndalohen 22 klandestinë sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë

Policia kufitare e Kakvijes në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur në orët e para të së premtes ndalimin e 22 klandestinëve.Pas hetimeve paraprake rezultoi se ata janë  me origjinë Siriane dhe ndalimi i tyre u bë në fshatin Glinë, disa kilometre pas vijës së gjelbër.Sipas njoftimit të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se mes 22 klandestinëve nga Siria ishin 10 gra e 6 fëmijë, Ndërkohë  po punohet për ndalimin edhe të udhërrëfyesve të tyre.  Klandestinët janë shoqëruar në komisariat, ku kanë marrë kujdesjen e nevojshme shëndetësore dhe ushqimore dhe po punohet për riatdhesimin e tyre.Shqipëria është kthyer në një vend transit për klandestinët, që kërkojnë të lëvizin nga lindja drejt perëndëimit. Sipas burimeve të policisë mësohet se itinerari i tyre ka qënë kalimi në rrugë tokësore nga Shqipëria për në Mal të zi dhe më tej drejt vendeve të Europës qendrore dhe perëndimore. Sipas statistikave vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë ndaluar në vijën e gjelbër të kufirit mbi 700 persona kryesisht nga Siria, Eritrea, Kongo  etj[caption id="attachment_495736" align="alignnone" width="640"]Në foto: Klandestinet e ndaluar ne Kakavij Në foto: Klandestinet e ndaluar ne Kakavij[/caption]