Amerikanët në Ukrainë, reagon Kremlini: Pengon zgjidhjen e konfliktit

Rreth 300 trupa paraushtarake amerikane kanë mbërritur në perëndim të Ukrainës, për të stërvitur njësitë e gardës kombëtare vendase, një veprim ky që ka sjellë menjëherë reagimin e Kremlinit.Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dimitri Peskov, tha se prania ushtarake amerikane është vetëm një pengesë për zgjidhjen e shpejtë të konfliktit dhe mund të destabilizojë seriozisht situatën në terren.Garada kombëtare ukrainase është përfshirë drejtpërdrejt në luftimet me rebelët në lindje të vendit dhe përbëhet kryesisht nga njësi vullnetare që po integrohen në ushtrinë e rregullt të vendit. Trajnimi mësohet se do të zhvillohet brend gjashtë muajve të ardhshëm në qytezën Javoriv, fare pranë Lvivit në lindje të Ukrainës, ku pritet të marrin pjesë tre bataljone.Senati amerikan ka debatuar gjatë për mundësinë e dërgimit të armatimve ndaj ushtrisë ukrainase, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, ndërsa armëpushimi i brishte duket se është shkelur disa herë në ditët e fundit, në Donjeck dhe Mariupol.