Rama takon Ministrat e deputetët, po s'ka emër për Tiranën

Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur rrjetet sociale për të zbuluar emrat e pjesëmarrëvesve në takimin e mbajtur në orët e pasdites në ambientet e Kryeministrisë.Në një postim, jo të zakonshëm, Rama ka zgjedhur të modifikojë një prej fotove të profilit në Facebook për të treguar se në takim bashkë me të kanë qenë zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministrat Bushati, Tahiri, Nikolla e Veliaj, kreu i grupit kuvendor, Gramoz Ruci dhe deputetët Eduard Shalsi e Taulant Balla.Ministrat e deputetet besohet se janë pjesë e grupit të organizimit planit të masave për fushatën elektorale, por vetë Kryeministri ka preferuar që ta lërë mister, pasi në foton që shërbën si njoftim, vazhdimi i fjalisë është prerë.Por duket se gjatë takimit vetë Kryeministri ka qenë i frymëzuar dhe ka përdorur stilin shumëngjyrësh dhe format e çrregullta për të shpërndarë mesazhin ende të pazbardhur.